Kurti: Po përpilojmë planin për rimëkëmjen e ekonomisë pas koronavirusit

Prishtinë, 21 mars 2020 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se Ministria e Financave dhe Transfereve është duke e përpiluar një plan emergjent të mbështetjes për ndërmarrjet më të goditura nga situata e koronavirusit.

Përmes një video-mesazhi që e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka treguar se po punohet për një mbështetje fiskale të ndërmarrjeve, menjëherë pas përfundimit të situates, në mënyrë që sa më shpejt të ringjallet ekonomia.

Kurti ka njoftuar edhe për situatën aktuale në tregun e Kosovës dhe për ecurinë në furnizimin e tregut me artikuj të jetës së përditshme.

Shëndeti i ekonomisë

Shëndeti i ekonomisë

Posted by Albin Kurti on Saturday, March 21, 2020

 

(r.m.)

Comment

*