Kurti pret që në protestë të marrin pjesë anëtarë të PDK-së e LDK-së

Prishtinë, 28 shtator 2018 – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se pret që anëtarë nga LDK dhe PDK të marrin pjesë në protestën e nesërme.

Këto deklarata Kurti i ka bërë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë, përmes rrjetin social në “Facebook”.

“Unë pres edhe anëtarë të LDK-së por edhe të PDK-së të vijnë në protestë. Është e rëndësishme që asnjë parti nuk ka dalë zyrtarisht me qëndrim kundër protestës”, ka shkruar Kurti.

Protesta e ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje do të mbahet të nesër (e shtunë), me fillim në ora 14:00

Motoja e protestës është “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Qëllim i saj është të ndalojë Presidentin Thaçi të bëjë pazare me territorin e Kosovës.

Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë paqësore dhe nuk do të ketë incidente. (r.m.)

Comment

*