Kurti: Thaçi po e keqpërdor Kosovën Lindore

Prishtinë, 13 shtator 2018 – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po i keqpërdor shiptarët në Luginë të Preshevës për veten e tij.

“Kosova Lindore po keqpërdoret si karrem nga Presidenti Thaçi, për të siguruar mbështetje politike e publike e cila i mungon aq shumë”, citohet të ketë thënë Kurti.

Kurti e ka komentuar edhe fjalimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës në Mitrovicë, fundjavën që shkoi.

Ai ka thënë se Vuçiqi dëshmoi se e kaluara kriminale është ende aktuale në Serbi.

Kurti i ka bërë këto komente gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, sot në mbrëmje, në Prishtinë,

Lëvizja Vetëvendosje njofton se gjatë takimit është vlerësuar shumë i nevojshëme thellimi i marrëdhënieve dhe zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë në të gjitha fushat. (r.m.)

Comment

*