Kurti: Vendet mike të mos e pranojnë ryshfetin e pushtetarëve tanë kriminelë

Prishtinë, 27 shkurt 2018 – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e tij të njohur kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas tij, pushtetarët aktualë të Kosovës janë të gatshëm “t’i japin ryshfet” për mbajtjen e pushtetit.

“Kjo tokë synohet të jepet si çmim i paguar për lënien rehat të të korruptuarve e tradhtarëve”, shkruan Kurti, në një postim në Facebook.

Kurti i ka thënë se vendet mike të Kosovës nuk duhet të pranojnë ryshfetin e këtyre pushtetarëve, të cilët ai i quan “kriminelë”.

“Vendet mike të Kosovës nuk duhet të sillen në mënyrë cinike, duke pranuar ryshfetin e pushtetarëve tanë kriminelë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të drejtën për të udhëtuar lirshëm, pa viza, pa patur pse të durojnë këtë dhunë e poshtërsi’, ka theksuar ai.

Postimi i plotë i Kurtit:

 

8200 hektarët nuk janë as tokë e Rusisë, as e BE-së. 8200 hektarët janë në skajin perëndimor të Kosovës së orientuar kah perëndimi, te BE-ja dhe NATO-ja. 8200 hektarët nuk janë kurrfarë udhëkryqi gjeopolitik lindje-perëndim.

 8200 hektarët nuk janë as çiflig e pronë e pushtetarëve të korruptuar që duan ta japin si ryshfet për të garantuar vazhdimin e pushtetit. Ajo tokë ka qenë gjithnjë e Kosovës, e shqiptarëve, dhe kjo është dëshmuar gjerësisht me dokumentacion vendor e ndërkombëtar. Serbë dhe malazezë aty nuk ka patur kurrë, përveçse me uniformë, por edhe ata janë shporrur.

Kjo tokë synohet të jepet si çmim i paguar për lënien rehat të të korruptuarve e tradhtarëve. Nuk është çmimi i parë që ata paguajnë për të mbetur në pushtet, nuk është as çmimi i fundit. Atyre nuk u dhimbsen këto çmime, sepse paguajnë me nderin, gjakun, pasurinë e popullit, e jo me të tyren. Në fakt, sa më shumë e zvogëlojnë Kosovën, aq më shumë u rritet pasuria e pushteti.

Vendet mike të Kosovës nuk duhet të sillen në mënyrë cinike, duke pranuar ryshfetin e pushtetarëve tanë kriminelë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të drejtën për të udhëtuar lirshëm, pa viza, pa patur pse të durojnë këtë dhunë e poshtërsi.

Tokën nuk e japim. Ne nuk kemi hesap të vazhdojmë me këta pushtetarë.

(r.m.).

One Response to “Kurti: Vendet mike të mos e pranojnë ryshfetin e pushtetarëve tanë kriminelë”

Read below or add a comment...

  1. Vetrinari i Albinit says:

    Qfar Idioti, c.c.c.c.c. Mos te e paranojne rryshfetin vendet mikre…..e ky qenef pranon rryshfet prej vendeve armike….e shizofreni qe more ahmaku i komunizmit….

Comment

*