Kusari-Lila dhe Albin Kurti diskutojnë për zgjidhjen e krizës

Prishtinë, 9 gusht 2017 – Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilaj, ka zhvilluar sot një takim me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryemninistër, Albin Kurtin.

Zonja Kusari-Lila ka thënë se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe për  formimin e qeverisë së re të vendit.

“Na jemi dy deputetë të parive politike dhe udhëheqës të partive politike dhe kemi biseduar për zhvillimet e mëtutjeshme dhe për formimin e qeverisë”, ka thënë Kusari-Lilaj për Insajderin.

Ajo ka thënë se Koalicioni LAA dhe Vetëvendosje janë në pritjet të dështimit të koalicionit PAN që ta formojë qeverinë dhe nuk e ka mohuar një bashkëpunim mes dy subjekteve politike.

“Ne jemi në pikat e njëjta dhe kemi mendimin e njëjtë se PAN-i nuk i ka numrat dhe se duhet të përfundojë konstituimi i kuvendit dhe, pasi të dështojë krijimi i qeverisë, mandatarit të dytë t’i jepet mundësia për krijimin e qeverisë”, është shprehur Kusari-Lila.

“Bashkëpunimi mes partive është çështje që është biseduar tash e një kohë. Kur një subjekt ose koalicion nuk i ka numrat, atëherë presidenti duhet ta mandatojë të dytin. Tash, për procedura të shohim, por me rëndësi është që të tejkalohet kriza dhe të zgjidhet kryetari i kuvendit”, ka thënë Kusari-Lila. (r.m.)

Comment

*