Kusari: Mbetja në detyrë e shefit të AKI-së, e vulos “kapitullimin” e Haradinajt

Prishtinë, 3 prill 2018 – Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, vlerëson se mbetja në detyrë e shefit të AKI-së, Driton Gashi, “vulos kapitulimin” e rendit kushtetues e shtetin ligjor të Kosovës dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në një postim në Facebook, ajo shkruan se me deportimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi, Kosova “po e ndryshon rendin e saj Kushtetues”.

Sipas Kusarit, shefi i AKI-së duhet të largohet nga kjo pozitë para se ta shkarkojnë dhe se përgjegjësit për deportimib e gjashtë gylenistëve duhet të japin edhe përgjegjësi penale.

 

Postimi i plotë i zonjës Kusari-Lila:

 

Në rast se ndodh dorëheqja nga Ministri Sefaj dhe mbetja në detyrë e shefit të AKI-së, Driton Gashit, atëherë vuloset me të dyja këmbët dhe duart kapitullimi i:

  1. Rendit dhe shtetit ligjor të Kosovës
  2. Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së tij
  3. AKR-së si partner qeverisës me çmim të lartë të hyrjes në Qeveri dhe devalvim të shpejtë të saj në të

Kosova, po e ndryshon rendin Kushtetues në sakrificën e gjashtë shtetasve turq, të cilët u bënë kurban të demokracisë tonë, por të cilët pa dëshirën e tyre, futen në levizje në Kosovë mekanizmin për ndryshimet e shumë pritura nga të gjithë.

Me qetësi dhe maturi duhet të ecim drejt cakut për kthimin e Republikës funskionale parlamentare. Pazareve dhe kompromiseve e shtrenjta në kurriz të Kosovës dhe qytetarëve të saj iu erdh fundi.

Shefi i AKI-së të largohet vetë me pak dinjitet (nëse i ka mbetur sadopak) se sa të nxjerret jashtë nga aty i turpëruar së shpejti.

Ata që ishin pjesë e deportimit të shtetasve turq do t’i pret përgjegjësia penale, jo vetëm institucionale.

(r.m.)

Comment

*