Kush do ta shkruajë të ardhmen e Francës?

Daniel Pipes

Daniel Pipes

Washington Times
7 qershor, 2016

Dy romane franceze që kanë tërhequr shumë vëmendje, mjaft të ndryshme në kohë dhe në ton, portretizojnë dy vizione ndikuese të Francës në të ardhmen. Jo vetëm që është kënaqësi që t’i lexosh (dhe të dy janë të përkthyer në anglisht), po së bashku të vënë në mendime për krizat e emigracionit dhe të ndryshimeve kulturore që po përjeton ai vend.

Zhan Raspel (Jean Raspail, 1925-) imagjinon një pushtim racor që vjen nga deti, me trapa dhe varka, që janë nisur që prej gadishullit indian dhe kanë udhëtuar ngadalë, por pa u ndalur, drejt jugut të Francës. Në “Le Camp des Saints” (Kampi i Shenjtëve, 1973), ai përshkruan kryesisht reagimin e pashpresë dhe gjithë panik të francezëve, ndërkohë që hordhia (një fjalë që përdoret 34 herë) “sa vjen e shtohet me numra gjithnjë e më të mëdhenj).

libri1Është një fantazi distopiane për racën e abrdhe dhe jetën europiane që përkon me frikërat e shqiptuara nga vetë një njeri si Sharl Dë Gol, politikani mbizotërues i Francës së pasluftës, i cili i mirëpriste qytetarët jo të bardhë francezë, “me kushtin që të mbeteshin një pakicë e vogël/ Përndryshe, Franca nuk do të jetë më Francë. Ne jemi, në fund të fundit, së pari një popull europian i racës së bardhë”.

“Camp” gjithashtu paralajmëron nocionin e “The Great Replacement” (Zëvendësimi i Madh) i konceptualizuar nga intelektuali francez Rëno Kamy (Renaud Camus), i cili ka parashikuar një zëvendësim të shpejtë “të popullit historik të vendit tonë nga popuj me origjinë emigrante që janë gjerësisht joeuropianë”. Pothuajse e njëjta frikë – ajo e emigrantëve që po shtyjnë mënjanë francezët vendas duke marrë në dorë vendin – frymëzon partinë e Frontit Nacional, tani që anketimet e nxjerrin afër 30% të votës dhe duke u rritur.

libri2Mishel Uelebek (Michel Houellebecq, 1956-) tregon historinë jo të një vendi (Francës) por të një individi (Fransua) në “Soumission” (Nënshtrimi, 2015). Fransua është një natyrë e tërhequr, një profesor dekadent i lëvizjes dekadente të letërsisë francize. Ai nuk ka familje, miq dhe ambicje; ndonëse në mes të të 40-ave, dëshira e tij për të jetuar është shkretuar nga mërzia e konsumit të gatimeve nga jashtë dhe procesionit të ndërrimit të partnerëve seksualë.

Kur një politikan, në dukje i moderuar, mysliman bëhet prapritmas president i Francës, in 2022, shumë ndryshime radikale ndodhin shumë shpejt në jetën franceze. Me një kthesë të papritur, që fillon ngrysurazi (një kufomë në stacionin e benzinës) shumë shpejt shndërrohet në diçka të mirë (ushqim i shijshëm nga Lindja e Mesme). I joshur nga një punë me pagesë të mirë dhe e kënaqshme, me shansin për t’u martuar me disa studente të bukura dhe kokëmbuluara, Fransuaja brakstis menjëherë jetën e tij të vjetër dhe konvertohet në Islam, duke përfituar nga kjo luks, ekzotizëm dhe patriarkalitet.

Ndërsa romani, i vitit 1973, nuk e përmend asnjëherë fjalën Islam apo mysliman, ky botim i vitit 2015 merret me të dyja – duke filluar që nga titulli: Islam në arabisht do të thotë “nënshtrim”. Ndërsa, libri i parë përqendrohet mbi racën, i dyti pothuajse nuk e vë re fare atë. (Prostituta e preferuar e Fransuasë është afrikano-veriore). Njëri pushtim mbaron në mënyrë të tmerrshme, tjetri gjithë kënaqësi. Libri i parë është një trakt politik apokaliptik i maskuar si letërsi, i dyti është këndvështrim letrar dhe përqeshës i humbjes së vullnetit nga Europa për t’u përballur me Islamin apo myslimanët. Njëri përshkruar një agresion, tjetri një ngushëllim.

Romanet kapin dy korrente kryqëzuese madhore dhe gati kontradiktore të pasluftës: Joshja e një Europe të pasur dhe të lirë për njerëzit e largët dhe të varfër, sidomos myslimanët; dhe joshjen e një Islami të fuqishëm për një Europë të dobësuar ish-të krishterë. Në të dy drejtimet, Europa – me vetëm 7% të hapësirës së tokës në botë, por rajon mbizotërues për pesë shekuj, 1450-1950 – rrezikon të humbasë traditat, kulturën dhe zakonet e saj, duke u bërë një zgjatim i thjeshtë madje edhe i varur, i Afrikës Veriore.

Nga romanet nënkuptohet se shqetësimi alarmues i shprehur disa dhjetëvjeçarë më parë (masa njerëzish të egërsuar, të dhunshëm dhe të zinj) janë bërë tani të njohur dhe madje të mirë (universitetet nga Lindja e Mesme paguajnë rroga më të larta). Ato sugjerojnë se koha për t’u trembur ka kaluar, duke u zëvendësuar nga koha për kapitullim me hir.

“Kampi” pati një sukses të madh mes të Djathtës kur doli për herë të parë por të dy librat prekin çështje që janë shumë më të debatuara sot; Ribotimi i “Kamp” në 2011 u katapultua në krye të listës së librave më të shitur në Francë dhe “Nënshtrimi” u bë njëkohësisht libri numër një, më i shitur, katër vjet më vonë, në Francë, Itali dhe Gjermani.

Dyzetedy vjet i ndajnë këto dy libra nga njëri-tjetri; po të kërcejmë edhe 42 vjet të tjera përpara, çfarë historie mund të na përshkruajë një roman futurist i botuar në 2057? Mendimtarë si Oriana Fallaci, Bat Ye’or dhe Mark Steyn do të prisnin një histori që imagjinon fitoren e Islamit dhe tregon përndjekjen e besimtarëve të fundi të krishterë të Francës. Por, unë parashikoj pothuajse të kundërtën: një raport që imagjinon se zëvendësimi i madh i Kamysë ka dështuar dhe imagjinon një shtypje të dhunshme të myslimanëve (duke cituar Kler Berlinskin) “dëbimin e mjegullave të historisë europiane” të shoqëruar nga një rimëkëmbje nativiste franceze.

Comment

*