Kush e bën qeverinë teknike, po njerëzit kush i propozon e zgjedh?

Rudi Erebara

Nesër hyjmë në javën e katërt të protestës si Pd. Përpara, 4 javësh, nuk e dinim se Pd do të bllokonte bulevardin për të kërkuar qeveri teknike. Opozita ka të drejtë të protestojë.

Në rregull. Tani u kërkua qeveria teknike për disa arsyetime. Arsyeja e parë: zgjedhje të lira. Dmth, qeveria e sotme nuk garanton zgjedhje të lira sepse: 1. Blen votën. 2. Është e inkriminuar në mbjelljen dhe trafikun e drogës.

Tani, pse na garanton votën e lirë qeveria teknike kur votat nuk i vjedh, as nuk i shet e blen qeveria me para shtetërore, por sipas shembujve të zgjedhjeve më të fundit, i blejnë me para të krimit, edhe kriminelë të vërtetuar me pamje edhe me emra.

Atëherë duhet të kemi një qeveri teknike të rënë nga qielli. Kush e bën këtë qeveri teknike? Nuk e di askush ta thotë. Kush janë njerëzit? Nga do të dalin këta njerëz? Kush i propozon? Askush nuk e di.

Atëherë kemi një gjendje të tillë. Socialistët do të blejnë votën. Por edhe votuesi e shet votën. Pse e shet votën votuesi? Përse ka frikë Pd se votuesi do të shesë votën?

Sepse nuk është bindëse që në rradhë të parë, kur thotë më vjedhin votën edhe unë nuk e mbroj dot. Një opozitë që thotë më vjedhin votën pa shkuar akoma në votime, nuk është e përgatitur të marrë qeverinë, kur nuk mbron dot votën e vet.

Edhe e bën të mirëqenë se votuesit do të shesin votën. Dmth nuk ka besim as te votuesi. A do ta blinte Pdja votën po të ishte në vend të Ps së Ramës, në të njëjtat kushte? Absolutisht po. E tregon mentaliteti që ka, kur thotë nuk hyj në zgjedhje se socialistët do të blejnë votën.

Votuesi është thjesht një legen që shet votën, edhe nuk ia jep falas Pd që të vijë në pushtet. Nqs kemi shembull rastin e Dibrës, pas skandalit seksual, Ps fiton prapë edhe më thellë, sepse votuesi e shiti votën.

Për Pd ky votues nuk do të thotë me këtë akt, se nuk ka besim te kjo parti edhe po shkon i nxjerr vlerën votës, por se krimi po blen votuesin. Po ky krimi do të avullojë menjëherë sapo të shpiket qeveria teknike?

Kush garanton se qeveria teknike nuk do të jetë po kjo, ose edhe më keq se kjo, që më fort gjasë, sepse kushdo të jetë në qeverinë teknike nuk mban përgjegjësi për asnjërën palë, edhe kur nuk ka kush e paguan dëmin, nuk ka askush pse të ruhet të mos bëjë dëm.

Të shtyhet data e zgjedhjeve? Kjo kërkesë e opozitës nuk ka logjikë. Kishte 4 vjet të përgatitej për të afruar datën e zgjedhjeve jo ta largojë. Atëherë kemi, një qeveri teknike e cila nuk garanton asgjë, se veç po zbriti nga qielli.

Një votues i cili është i prirur për të shitur votën. Krimin që i ka fondet të paguajë për të mbajtur në pushtet këtë qeveri. Edhe ndonjë gjë tjetër. Çfarë arrin opozita me protestën, përveç altoparlantit se nuk hyj në zgjedhje?

E paqartë. Opozita nuk hyn në zgjedhje është një gjë, edhe PD nuk hyn në zgjedhje është një tjetër. Megjithatë, si e ndalon kjo moshyrja në zgjedhje manipulimin e rezulatit? Askush nuk e di.

Si përfundim, Pd, po thotë se opozita humb zgjedhjet nga keto fakte: qeveria, droga, blerja e votës. Qeverisë nuk ka çfarë t’i bëjë. Drogës jo. Blerjes së votës jo. Dmth pa u hapur fushata, thotë se ne humbim për këto fakte.

Po mirë kur këta humbin, përse do të shkoj ta votoj unë që këta të mos humbin? Çfarë do të ndryshojnë në jetën time këta përveçse do të humbin ose do të ndryshojnë qeverinë e Ramës? Asgjë.

Comment

*