Kuvendi i Kosovës në bllokadë, LDK e VV nuk marrin pjesë në seancë

Prishtinë, 14 shtator 2018 – Kuvendi i Kosovës gjendet para bllokadës.

Grupet parlamentare të dy partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes, nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës së djeshme plenare të Kuvendit.

Deputetë të Lidhjes Demokratike njoftuan sot se ata nuk do të marrin  pjesë në seancën e sotme, e cila ishte paraparë të fillonte në orën 11.

Edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do të jenë të pranishëm në seancat e Kuvendit derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për të debatuar lidhur me dalogun mes Kosovës e Serbissë.

“Nuk do të marrim pjesë derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita për të ndalur Thaçin që të bëjë pazare të dëmshme me Serbinë”, ka thënë Pacolli për Telegrafin.

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës që ishte ftuar për sot duhet të ishte mbajtur dje, por ajo është shtyrë po për shkak të mungesës së deputetëve të opozitës. Me deputetët që gjendeshin në sallë, Kuvendi nuk kishte kurom për marrjen e vendiemeve.

Opozita nuk po pranojnë të marrin pjesë në seanca derisa në rend të ditës rezoluta e propozuar nga ta. Partitë opozitare kërkojnë të miratohet rezoluta që ia ndalon Presidentit Hashim Thaçi të flasë për ndryshim të kufijve. (r.m.)

Comment

*