Kuvendi i Lezhës – 2 mars 1444 – Skënderbeu krijoi ushtrinë kombëtare shqiptare

NE PËRKUJTIM TË 550 VJETORIT TË VDEKJES GJERGJ KASTRIOTI –SKENDERBEUT

 

NGA  HYSEN S.DIZDARI

Gjergj Kastrioti Skenderbeu ishte jo vetëm udhehëqes i popullit shqiptar në luftërat e tij për liri e pamvarsi kombëtar në shekullin e XV ,por dhe një Strateg i madh ushtarak i kohës sepse ai e kishte studjuar artin ushtarak të kohës, gjatë viteve të marrjes peng nga turqit,ku arriti të përfundoi, shkollat më mira  ushtarake të prendoris Osmane.

Një nga aftësitë e tij si strateg ushtarak është krijimi i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, në Kuvendin e Lezhës me 2 Mars 1444.

Tiparet kryesore të artit ushtarak të  Skenderbeut ishin ndërtimi i një taktike dhe strategjie të re të  pa parë,në luftrat e principatave feudale të shekullit X-XIV.

Skenderbeu ishte i pari strateg ushtarak që e përpunoi dhe përshtati ,artin ushtarak të kohës tij,duke hequr dorë nga kalorsia feudale Evropiane e karrocuar, e ngadaltë dhe e pa manevrueshme dhe krijoje një kalorsi të re. Komandantët dhe drejtuesit e ushtrisë së Skenderbeut rridhnin nga familjet  e mëdha feudale shqiptare si më poshtë :

Familja e Aranitve, Familja e Dukagjinve, Familja e Topiajve, Familja e Muzakajve, Familja e Balshajve, Familja e Spanve dhe të tjera.

Skenderbeu duke njohur mirë artin ushtarak të kohës,dhe taktikën dhe strategjinë e kundërshtarit, ndërtoi një ushtri të përbërë nga bijtë e populli shqiptare, të cilët luftonin për mjë çeshtje të drejt, për të mbrojtur trojet dhe shtëpitë veta nga pushtuesit e huaj.

 

PERBERJA DHE STRUKTURA E USHTRISE SKENDERBEUT

1-Ushtria e Skendërbeut përbehej nga kembësoria e cila kishte në përberjë  rreth 6500-7500 ushtar të cilët i kishte stervitur dhe i komandonte Ajdin Muzaka djali i motres Skenderbeut, komandant i zoti dhe me provoje të gjatë në luftarake ,guximtar,trim dhe besnik i Skenderbeut.

2-Kalorsia e lehte e cila përbehej nga 8000 kalorës,të cilët ishin stervitur dhe komandohej nga djali i vellait të Skendërbeut Hamza Kastrioti, i cili kishte provoje të madhe luftarake, gjatë qendrimit në ushtrine Osmane, ai kishte drejtuar dhe marre pjesë në shume beteja luftarake.

3-Komandati  Vrana Konti ishte një nga komandantët më të zotët në organizimin dhe drejtimin e ushtrise Skenderbeut.Ai kishte provoje të madhe  luftarake në  zbulimin e forcave të armikut,në organizimin e pritave ,dhe goditjet e befasishme të armikut,Ai organizoj dhe stërviti kalorsin e shpejte, sepse  kishte provoje të gjatë luftakrake se kishte sherbyer disa kohe si komandat në ushtrine e aleatit të Skenderbeut, Mbretit të Napolit Alfonsit V.

Skendërbeu në krijimin e kalorsis lehtë,kujdes të posaçëm i kushtonte zgjedhjes së kuaje të  racave më të mira të kohes të  cilët i kishte stërvitur ,për të  perballuar ngarkesa fizike dhe per të kryer monovra dhe levizje të  shpejta duke shfrytëzuar me mjeshtëri terrenin. Kalorsia e Ushtrise Skendërbeut, ishte e stervitur mirë në perdorim me mjeshtëri të monovren të goditjet befasishme dhe terhëqjes kur ishte nevoja.

4-Skenderbeu nuk ishte vetëm komandant i Përgjithëshëm por ai drejtonte ushtrine dhe merrte pjesë vete në beteja luftarake.

Ai komandonte vete një pjesë të ushtrise e cila përbehej nga një pjesë e zgjedhur e kalorsis dhe këmbësorise të cilit ishin të  pergatitur dhe stervitur mire. Kjo pjesë ushtrise qëndronte jashtë kështjellave në vende të mbrojtura dhe të  sigurta ,duke shfrytezuar terrenin dhe keto forca futeshin në luftim në moment vendimtare te betejës,duke përdorur monovrën , befasinë dhe shpirtin luftarak .Kjo taktike dhe strategji e re në organizimin e luftimeve i çelsi i fitoreve  mbi një ushtri nga dy deri ne pese here më të madhe në numer.

Por të  arritur këto fitore Skenderbeu e stërviti dhe  pajisi ushtrin me armët më  të  mira të kohës,si shpata e mburojat e lehta,heshta ,harqet me shigjetat, topat etjere.

Armët përsonale të Skenderbeut janë shumë të  famshme dhe sot ato gjenden në  një nga muzete e Vjenes.

Poeti Kombetar i Shqiperise, Naim Frasheri, kur vizitoj këtë  muze shkroi disa vargje kushtuar armve të  Skenderbeut.

Mësuesja dhe atëdhetarja e pa lodhur e shkollës  të  parë të  vashave shqiptare Sevasti Qirjazi në  një  shkrim,në  vitin 1925 thekson:

Vjershat e Naimit e zgjuan kombin shqiptare nga gjumi i rendë  që  e kishte pushtuar dhe i dhanë  fuqi e guxim të  fillojë  luftën kundër tiranise.”

Po ju kujtojme shqiptarëve pjesë  nga vjersha “Parajsa” e Naim Frasherit, shkruar në 1894:

Kush nuk e di Skënderbenë,
Që nderojti mëmëdhenë?
“Lum ti, moj Shqipëri!” thashë,
Armët e ti’ kur i pashë
Ndë Belvedere në Vjenë,
Sikur pashë Skënderbenë,

Dhe sot nga armët e tija
Kullon thjeshtë trimëria!
E di njerëzi e tërë
Atë zot ç’punë ka bërë;
Kur hiqte Skënderbeu shpatë,
Trimavet u ipte datë!

…………………………………
Kishte vdekur njerëzija,
Rronte vetëm Shqipëria,
Veç shqiptari lëftonte,
Njeri tjatërë s’kuxonte.
Kordhëtar tjatërë s’gjenë,
Tyrqitë, veç Skënderbenë.
Skënderbeu me të Parët,
Me të gjithë shqipëtarët,
I qëndruanë Tyrqisë,
I dhanë nder Shqipërisë,
Ata duall’ e lëftuan,
Gjith’ Evropën’ e shpëtuan.
Te Skënderbeu kishte shpresë
Aher’ Evrop’ e pabesë.
Rrëfe, o mal’ i Sopotit!
Edhe ti, Tomor’i zotit!
Me oshëtimë tregoni,
E me vetëtimë thoni,
Dhe ti, fortes’ e Beratit!
E ju, bregoret’ e Matit!
Folë, fol’ o Drin’i shkretë!
Q’i ke parë me sy vetë
Të tër’ ato ligjërime
I mer vesh zëmëra ime.
Këto gjithë po i dimë,
Më tëhu tani të vimë.
Pas Skënderbeut Shqipëria
Nuk ra në të këqija,
Se në kurt’ kurrë s’ka rënë,
Poshtë njeri s’e ka vënë,
Se shqipëtari ish burrë,
Nënë zgjedhë s’hyri kurrë.”

Naim Frasheri

3 Responses to “Kuvendi i Lezhës – 2 mars 1444 – Skënderbeu krijoi ushtrinë kombëtare shqiptare”

Read below or add a comment...

  1. Spiro rina says:

    Shkrimi per kuvendin e Lezhes dhe krijimi per ushtrin shqiptare
    Tregon qe ne si komb spaskemi qen nje shtet kaq i vogel sa na konsiderojne sot fuqit e medha.Te lumte miku jone Hysen respekte per artikullin kaq te mrekullueshem qe na dhurove.

  2. Besnik Fishta says:

    Studimi i Z.Hysen S. Dizdari mendoj perben nje kontribut me vlere per nje veshtrim me te plote te figures se Gj.K.Skenderbeut.Sepse nderthuren ne menyre harmonike njohurite historike,ushtarake,letrare dhe filatelike.Cdo bashkombes i yni do te falenderonte auutorin per ndihmesen e tij ne kete kontribut me vlere patriotike.
    Besnik Fishta(filatelist)

  3. Tomi Ahqahu says:

    studimi i zotit hysen dizdari eshte nje arritje me vlere per figuren e paarritshme te heroit tone kombetar gj.k.skenderbeut .ketu harmonizohennjohurite ushtarake,historike letraredhe filatelike. une e pergezoj zotin hysen per kete studim shume te vecante e cilesor.
    Tomi .Shqahu.

Comment

*