Kuvendi i Kosovës, si dukej 25 vjet më parë

Ruben Avxhiu

Ruben Avxhiu

Ndërsa Kosova po përgatitet të votojë për parlamentin e saj të ri, ajo ka kaluar pa vënë re 25-vjetorin e një raund të largët zgjedhjesh parlamentare.

Në fillim të qershorit 1992 u njoftuan emrat e deputetëve të parlamentit të Kosovës, që në atë kohë mbizotërohej i gjithi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me disa përjashtime të rralla.

Ato ishin zgjedhje të kryera në kushtet e vështira të regjimit të Sllobodan Millosheviçit, në një kohë kur në Bosnje bëhej luftë, ndërsa Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia kishin mundur të dilnin nga federata.

Pushteti real praktik i parlamentit të zgjedhur ishte shumë i kufizuar po simbolikën e kishte të madhe. LDK dhe Presidenti Ibrahim Rugova e kishin vënë tashmë me sukses në vijë përpjekjen për ndërkombëtarizim të çështjes së Kosovës, të ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme edhe nga shqiptarët e Amerikës.

Po i rendis disa emra deputetësh këtu. Lista mund të mos jetë e plotë, por ia vlen një rishikim edhe për shkak të disa emrave të njohur që ende janë të pranishëm në politikën kosovare pas çerek shekulli. Disa madje njihen kaq shumë si figura të disa partive të tjera sa që mund të të duket e pabesueshme që dikur kanë qenë pjesë e LDK-së.

Sigurisht, LDK-ja e asaj kohe vepronte si një front mbarëpopullor, po gjithësesi imagjinoni për shembull që Edita Tahiri renditet përpara Eqerem Kryeziut në listën e Prizrenit. Për të rinjtë që filluan ta ndjekin politikën në dekadën e kaluar, vetëm ky fakt do të dukej si një realitet i pamundshëm. Të tjerë kanë ndryshuar më shumë se një parti që nga ajo kohë.

Lexim të mbarë. (Ruben Avxhiu)

 

PRISHTINË

Bujar Bukoshi

Agron Dida

Anton Çetta

Skënder Kastrati

Shqipe Dumoshi

Mehmet Hajrizi

Selatin Novosella

Zijadin Gashi

Faik Brestovci

Idriz Gërvalla

Kolë Staka

Mujë Rugova

 

GLLOGOVC

Jakup Krasniqi

Sinan Gashi

Mehdi Bardhi

 

PODUJEVA

Sabri Hamiti

Fadil Çitaku

Iliaz Pireva

Fatmir Sejdiu

Hakif Sheholli

 

PEJË

Ali Lajçi

Skënder Blakaj

Shaqir Shaqiri

Adem Bajri

Ymer Muhaxheri

Binak Kastrati

Mujë Krasniqi

Numan Baliqi

 

PRIZREN

Arif Bozaxhi

Qazim Kabashi

Skënder Berisha

Edita Tahiri

Selajdin Braha

Eqrem Kryeziu

Qazim Thaqi

Edi Shukriu

Sefet Ahmetaj

 

DEQAN

Emrush Lokaj

Sadri Tafilaj

Haxhi Krreku

 

GJILAN

Basri Musmurati

Xhavit Ahmeti

Fehmi Rexhepi

Hydajet Hyseni

Xhavit Pajaziti

 

FUSHË-KOSOVË

Melihate Tërmkolli

Rexhep Osmani

 

SUHAREKË

Musli Bajraktari

Kadri Balaj

Avdyl Ramaj

 

LEPOSAVIQ

Haki Ymeri

 

LIPJAN

Ismail Gashi

Ramë Buja

 

RAHOVEC

Fetah Berisha

Xhelal Canziba

Ibrahim Kryeziu

 

SKËNDERAJ

Avni Spahiu

Gani Koci

Idriz Berani

 

DRAGASH

Ruzhdi Berisha

 

MITROVICË
Milajete Shala

Latif Berisha

Muhamet Hajrizi

Bajram Rexhepi

Ramiz Osmani

Ymer Balaj

 

VUSHTRRI

Ibush Jonuzi

Bajram Mulaku

Bahtir Hajredinaj

Isak Maxhuni

 

FERIZAJ

Enver Topalli

Adem Salihaj

Sanije Alijaj

Hasan Abazi

Bajrush Xhemajli

 

MALISHEVË

Hidajet Paqarizi

Gani Krasniqi

 

KAÇANIK

Berat Luzha

Sali Bajra

Mazllum Çajani

 

KLINË

Anton Kolaj

Gani Veselaj

 

SHTIME

Fadil Hysaj

Ibrahim Silaj

 

ISTOG

Ferat Hajzeraj

Haki Shatri

 

VITI

Jakup Jahiri

Merxhan Avdyli

 

OBILIQ

Istref Klinaku

 

SHTREPCË

Hamdi Haliti

 

KAMENICË

Nexhat Rexha

Bajram Kosumi

 

NOVOBËRDË

Faik Novobërdaliu

 

ZUBIN POTOK

Osman Rama

 

GJAKOVË

Aqif Shehu

Ahmet Hasi

Anton Noka

Besim Bokshi

Mazllum Kumnova

Ismet Bardhoshi

 

(Copyright: Ndalohet me ligj ribotimi pa lejen e autorit)

Comment

*