Seanca e dytë e jashtëzakonshme brenda javës e Kuvendit për “Vetting”-un

Kuvendi mblidhet pasdite në Tiranë për herë të dytë brenda një jave në seancë të jashtëzakonshme me rend dite plotësimin e ligjit të “Vetting”-ut që rivlerëson gjyqtarët dhe prokurorët për reformën e Drejtësisë

Për herë të dytë Kuvendi në Tiranë mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme (ora 18:00 vendore) për të votuar dy komisionet Ad Hok të ligjit të “Vetting”-ut, kontrolli dhe rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve për institucionet e reja të drejtësisë.

Partitë kishin kohë deri në 13 prill për të dorëzuar në Kuvend propozimet për anëtarët e komisioneve të “Vetting”-ut.

Njeri komision përbëhet nga 12 anëtarë të propozuar nga 6 për secilën palë qeveri dhe opozitë, por deri tani janë votuar vetëm tri anëtarë të komisionit të “Vetting”-ut.

Komisioni tjetër ka 6 anëtarë, të ndarë nga 3 për qeverinë dhe 3 për opozitën dhe jë deputet mund të jetë anëtar vetëm në njerin nga komisionet Ad Hok.

Por, për shkak të mungesës së opozitës demokratike sikurse në seancën e parë të jashtëzakonshme të 11 prillit, më pranë është dështimi se mundësia e mirëkuptimit.

Opozita nuk merr pjesë veçse nëse 6 ligje që lidhen me “Vetting”-un rishqyrtohen pasi thotë se qeveria ka vepruar njëanshmërisht.

Kryetari demokrat Lulzim Basha ia përsëriti të hënën arsyen ministrit të Jashtëm gjerman Zigmar (Sigmar) Gabriel arsyen përse nuk pranojnë “Vetting”-un:

“Vetting”-u nuk do bëhet siç e do Edi Rama, as siç e dua unë. “Vetting”-u nuk do bëhet si e do asnjë Kryeministër, sepse është konflikt interesi, sepse qeveria ka në dorë paratë, krimin në këtë rast. Kush do ta hetojë? Gjyqtarët që do të caktojë Edi Rama?! Opozita do të kthehet të votojë 6 ligjet kur Edi Rama të shpërbëjë thyerjen e paktit. Zgjedhje të lira e të ndershme vetëm përmes një qeverie teknike”

Për kryetarin e qeverisë Edi Rama protesta e opozitës lidhet vetëm me frikën nga drejtësia dhe tha se e njohu ministrin Gabriel për të gjithë hapat që qeveria ka ndërmarrë në përmbushje të prioriteteve për anëtarësimin në BE dhe “sfidat duke nisur nga zbatimi i vettingut për të çliruar drejtësinë nga gjykatës dhe prokurorët e korruptuar”

Comment

*