Kuvendi: Qeveria të kryejë reformën e pagave publike brenda 6-mujorit të parë 2021

Qeveria nëpërmjet Departamentit të Administratës Publike (DAP) duhet të realizojë reformën në sektorin publik sipas angazhimeve që ka marrë në procesin e integrimit në BE. Kuvendi i Shqipërisë në një rezolutë të posaçme i ka kërkuar qeverisë që të përshpejtojë reformën e pagave dhe ta realizojë atë brenda 6 -mujorit të parë të vitit 2021.

Kuvendi i ka kërkuar DAP të përmbyllë punën për konsultimin e dokumentit për reformën e pagave brenda qershorit 2021 evidentimin e efekteve financiare dhe planifikimin e hapave në vijim për implementimin e kësaj reforme dhe të përshtaste pagat në varësi edhe të angazhimeve dhe detyrave që nëpunësit përmbushin si rrjedhojë e detyrimeve të ligjeve të veçanta, siç është dhe ligji nr.60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve

Reforma në sektorin e pagave publike po kryhet me mbështetjen e projektit IPA 2014 “Zbatimi i reformës së shërbimit civil në administratën publike”

Reforma përmban dy nënrregullime sa i takon strukturës së re të pagave në administratën publike, së pari zbatimin e strukturës së re të pagave sipas legjislacionit të shërbimit civil dhe së dyti vendosjen e standardeve që do të shërbejnë si udhërrëfyes për përcaktimin e pagave për të gjithë administratën publike, duke mbajtur në konsideratë parimin “pagë e njëjtë për punë të njëjtë” si dhe shpërblimin e drejtë për përgjegjësinë dhe impaktin që jep puna e gjithsecilit në realizimin e funksioneve dhe detyrave të institucionit.

DAP njofton se, dokumenti i reformës së pagave pritet të finalizohet gjatë vitit 2020, dhe më pas DAP-i në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë do të fillojë llogaritjen e implikimeve të buxhetit për këtë reformë me qëllim zbatimin e plotë të saj.

Organizimi i ri sistemit të pagave në shërbimin civil, do të bazohet në vlerësimin e vendit të punës, të arritjeve vjetore të nëpunësve civilë dhe rezultateve në trajnimet e detyrueshme.

SIGMA, njësia e OECD-së për suportin dhe përmirësimin e qeverisjes vlerësoi me tre 3 pikë indikatorin e pagave në administratë me një rënie në raport me vitin 2015, duke nënvizuar faktin që vlerësimi “promovimi vertikal dhe rritja e pagave mbeten të vetmet mënyra për të përmirësuar kushtet e pagave” dhe ndryshimet e bëra në legjislacionin shqiptar ende nuk po sigurojnë një sistem koherent të pagave. Sa i takon vitit 2019, nuk ka një vlerësim të këtij indikatori nga SIGMA, megjithatë pritet që realizimi i reformimit të sistemit të pagave të adresojë rekomandimet e vlerësimit të fundit të SIGMA.

Gjithashtu nuk ka ndryshuar që nga viti 2017 , indikatori që paraqet raportin e pagës maksimale në administratën publike (paga e Presidentit të Republikës së Shqipërisë) me pagën minimale në administratën publike.

Ky indikator nuk ka ndryshim krahasimisht me vitin 2017 pasi paga e Presidentit duhet të jetë 22 herë më e lartë se paga minimale në vend. Kështu me rritjen e pagës së Presidentit rriten në mënyrë automatike edhe pagat minimale në administratë, por paga e kreut të shtetit nuk është rritur që prej tre vjetësh.

monitor.al

Comment

*