Ky “lajm” duhet t’i shqetësojë Ramën dhe Haradinajn

Arben Rugova

Statusi i mbremshem i ish-kryeministrit Sali Berisha rreth “trafikimit të femijeve ne piken kufitare ne Morine”, me qellim transplantimin e organeve, sot do te duhej te ngrehe ne kembe policine dhe gjitha hallkat tjera te sigurise te te dyja shteteve, Kosovës e Shqiperise!

Berisha si ish-president dhe ish-kryeminister, por edhe si qytetar, sot duhet ta denoncoj rastin ne polici, duke dorezuar edhe emrin e policit.

Nese zoti Berisha nuk e ka emrin e policit denoncues, nuk ka asnje te dhene tjeter për mundesine e trafikimit te femijeve ne Morine, atëherë ka gabuar qe ka bere status pa e konfirmuar dyshimin per tarfikim, te cilin polici per arsye te ndryshme mund ta kete trilluar.

Ky “lajm”, i vertete apo i rreme, cenon rende imazhin e policise dhe te institucioneve te te dyja shteteve të qeverisura nga Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, dhe duhet patjeter të kerkohet pergjegjesi, qe pergjegjesit të vihen para drejtesise.

 

P.S.
Mbase ky “lajm” ka te bej me politiken ditore, më vettingun!

Comment

*