LA TRIBUNE DE L’AUBE (1931) / MBESA 5 VJEÇARE E AMBASADORIT HERMAN BERNSTEIN PO UDHËTON VETËM NGA NJU-JORKU NË SHQIPËRI PËR TË VIZITUAR GJYSHËRIT E SAJ

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Prill 2020

 “La Tribune de l’Aube” ka botuar, të shtunën e 14 shkurtit 1931, në ballinë, një shkrim në lidhje me udhëtimin e veçantë asokohe të mbesës së ambasadorit amerikan në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një vogëlushe pesë vjeçare po shkon vetëm nga Nju-Jorku në Shqipëri

Cherbourg, 13 shkurt.

Anija “President Roosevelt”, e cila lundroi mes stuhisë që nga Nju Jorku, mbart një udhëtare të vogël pesë vjeçare, zonjushën Joyce Gitloin, mbesën e Z. Hermann Bernstein, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Fëmija udhëton vetëm dhe do të shkojë te gjyshërit e saj.

Shtetet e Bashkuara kanë caktuar një nga agjentët e tyre për të vëzhguar udhëtaren e vogël deri sa të arrijë në destinacion.

 

Comment

*