Labinot Tahiri e tërheq nënshkrimin nga kërkesa për shfuqizimin e Speciales

Prishtinë, 5 shkurt 2018 – Deputeti i AKR-së në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri, sot e ka tërhequr nënshkrimin e tij nga lista e depytetëve që kanë nënshkruar ndryshimin e plotësimin e Ligjit për Dhomën e Specializuar dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Tahiri, në një postim në Facebook, e ka quajtur “iniciativë me skenare të ndryshme” nismën për shquzimin e Gjykatës Speciale, dhe ka theksuar se “shumë akterë politikë po luajnë me ndjenja të popullatës”.

Deputeti Tahiri, i cili Kosovën e quaj “Kosovë e Shqipërisë”, përmes postimit në Facebook, i njofton me vendimin e tij për tërhqjen e nënshkrimit edhe ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanië dhe përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:

E TËRHEQA NËNSHKRIMIN!!

E rëndësishme dhe e duhur për popullatën e shqetësuar! Qytetarë të dashur, sot, e kam tërhequr nënshkrimin tim, të cilin e dhashë para një muaji për ndryshimin e dhomave të specializuara.

Duke pasur parasysh se shumë akterë politikë po luajnë me ndjenja të popullatës, unë nuk jam njëri ndër t’a. Kam nënshkruar me loqkën e zemrës për ata mijëra luftëtarë duke menduar se është një gjë e mirë për të cilën e çmova luftën për Liri, të cilën do ta çmoj përjetësisht.

Pa dyshim se Gjykata Speciale është e dëmshme për Kosovën. Unë nuk bëj pjesë në kalkulimet politike, nuk jam kalkulant.

Nuk jam vegël e asnjërit lider politik apo person i cili bën kalkulime personale për t’ia lënë patatet e nxehta në duar tjetërkujt, gjë që i bie se kërkesa ( iniciativa) ka mbetur në dorën e deputetëve, e cila nuk është në dorën e Deputetëve.

I’u lajmëroj publikisht ambasadorëve të shteteve mike, siç janë:

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Z . Greg Delaëie.

Ambasadori i Britanisë, Z . Ruairi O ‘Connell.

Ambasadorit të Gjermanisë, Z. Christian Heldt.

Zonjën Apostolova dhe zyrën e BE-së në Kosovë, se unë Labinot Tahiri, tërheq nënshkrimin tim si deputet nga ajo iniciativë me skenare të ndryshme, e cila akoma është (AKTIVE).

As nuk kam qenë votues i Gjykatës Speciale’ dhe as nuk dua të jem pjesë e diçkaje që nuk mund të qohet përpara!

Do të vazhdoj me sakrificat e mia për popullatën dhe vendin tim në forma të ndryshme.

Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

(r.m.)

Comment

*