Laçi kualifikohet në Europa League, mposht Anorthosis dhe pret Molden

Laçi ka bërë surprizën në Europa League duke fituar 1-0 në ndeshjen e kthimit ndaj qipriotëve të Anorthosis, ndërsa në ndeshjen e parë ishin mundur 2-1.

 Edhe pse në letër ishin pikërisht qipriotët favoritë, Laçi ka befasuar të gjithë duke triumfuar në takimin e kthimit.

Ndeshja po shkonte në barazim pa gola, ku në minutën e 88 Uzuni bëhet heroi i Laçi duke shënuar golin e kualifikimit.

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen ndeshjet e kthimit edhe për dy skuadrat e tjera shqiptare në Europa League, Partizani dhe Luftëtari.

Në ndeshjen e parë në “Selman Stërmasi”, Partizani u mund 1-0 nga Maribori i Sllovenisë, ndërsa Luftëtari pësoi një humbje të thellë në transfertën letoneze ndaj FK Ventspils.

  Top Channel

Vetëm një orë pasi arriti të fitojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Anorthosisit dhe të sigurojë kualifikimin për në turin tjetër, Laçi ka njohur edhe kundërshtarin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për norvegjezët e njohur, Molde, që eliminuan në këtë tur të parë, skuadrën irlandeze të Glenavonit. Sfida e parë në Irlandë u fitua nga Glenavon me rezultatin 2-1, por norvegjezët përmbysën gjithçka në ndeshjen e kthimit, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1 dhe duke u kualifikuar për më tej.

Ndeshjet mes dy skuadrave do të luhen më 26 Korrik dhe më 2 Gusht, por kujtojmë që norvegjezët kanë në favor faktin që janë më të avancuar në përgatitje, pasi atje ka filluar tashmë sezoni futbollistik.SuperSport

Comment

*