Lajmërim Mortor: Gjergj Ndoc Popaj

(1 March 1947 – 28 Janar 2021)

Me hidhërim lajmërojmë komunitetin Shqiptar se mbas një sëmundje të shkurtër u nda nga jeta Gjergj Ndoc Popaj, në moshën 73 vjeç.
I ndjeri do të pushojë në shtëpinë mortore, Yorktown Funeral Home 945 East Main Street, Yorktown, NY 10588, të Marten me 2 Shkurt 2021, nga ora 2pm deri 9pm.
Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit do të kremtohen të Mërkuren me 3 Shkurt 2021, në orën 11:00am në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”, prej ku mbas meshës trupi i të ndjerit do të përcjellët në varrezat “Gate of Heaven”, 10 West Stevens Ave, Hawthorne, NY.
Për arsye të virusit COVID-19, shtëpija mortore ka caktuar disa udhëzime që duhen respektuar nga të gjithë vizitorët. “Përdorimi i maskës dhe distanca mes njeri-tjetrit, është e detyrueshme për të gjithë simbas rregullores .”
Famullija “Zoja e Shkodrës” i shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes dhe gjithë Farefisit Popaj.
Gjergji pastë dritë në amshim, dhe të gjallëve u dhashtë Zoti forcë.
Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shndritë drita e pambarueme. Pushofte ne paqe. Ashtu Kjofte. (Kisha Zoja e Shkodrës)

Comment

*