Lamtumirë Prof. Dr. Maksim Cikuli

Një politikan dinjitoz, drejtues modern, profesionist i shkëlqyer i fushës së mjekësisë, i mençur, i palodhur, i kulturuar dhe shumë i ndershëm

 

Nga Saimir Z. Kadiu
Me nje dhimbje te madhe përcollem sot ne banesen e fundit Prof. Dr. Maksim Cikulin… nje personalitet te shquar te mjekesise shqiptare dhe nje njeri model gjate gjithe jetes se tij ne kuptimin e plote te fjales.

Nje maturant i gjimnazit “Qemal Stafa” ne Tirane me medalje ari, nje student i mjekesise me medalje ari, nje mjek i gatshem dhe i kudondodhur ne sherbim te pacienteve ne zonen verilindore, nje student ekselent pasuniversitar per 4 vite ne Hopital Necker te Parisit, (nje nga spitalet pediatrike me te famshme te Evropes te krijuar ne vitin 1778 nga Madame Necker, nena e intelektuales me te famshme te Frances te shekullit XIX, Madame de Stael), me pas themelues i Sherbimit te Gjenetikes ne QSUT, profesor ne Fakultetin e Mjekesise…

Pas zhvillimeve demokratike në Shqipëri të vitit 1990, falë vlerave intelektuale dhe profesionale që ai përfaqësonte, u ftua dy here ne qeverite shqiptare si Minister i Shendetesise.

Kam patur fatin te punoj me Prof.Cikulin ne te dyja mandatet e tij si Minister i Shendetesise.

Nuk shpreh vetem mendimin tim, por edhe te kolegeve te tjere : Prof Cikuli ishte nje politikan dinjitoz, drejtues modern, profesionist i shkelqyer i fushes se mjekesise, i mençur, i palodhur, i kulturuar dhe shume i ndershem.

Kujtoj nje takim te Ministrave te Shendetesise te Evropes ne vitin 1996 ne Ljubljane te Sllovenise…

Prof. Cikuli mbajti nje fjalim te shkelqyer perpara nje audience ministrash dhe politikanesh evropiane. Pas fjalimit pyetjeve te bera iu pergjigj ne menyre profesionale ne 4 gjuhe te huaja…dhe me pas nje “standing ovation” per te nga te gjithe pjesemarresit.

Bashke me Prof. Cikulin në panel ishte dhe Dr. Jo E. Asvall, Drejtor Rajonal për Evropen i Organizates Boterore te Shendetesise ( 1985-2000)…

“Nuk mund te shtoj asgje ne pergjigjet e Ministrit shqiptar Cikuli”-u shpreh ai, “por do te shtoja qe me nje personalitet te tille duhet te jete krenare jo vetem Shqiperia, por edhe OBSH”

Prof. Cikuli do te na mungoje …, familjes ne rradhe te pare, por edhe kolegeve, miqve dhe te gjitheve qe e kane njohur.
U prehte ne paqe…

Comment

*