Lamtumirë Prof. Hethem Selimi!

Nga Ramazan Bekteshi

Sot mbushen 30 dite nga kalimi ne amshim i prof. Ethem Selimit, atdhetarit te flakte nga Kerçova.
Komuniteti shqiptaro-amerikan i Illinois-it dhe Wisconsin-it me nderime te larta e percolli ne vendlindje per here te fundit anetarin me te devotshem te komunitetit.
Prof. Hethem Selimi mbeti jetim ne moshen 11 vjecare, pasi komunistet slavo-maqedon ia vrane babain dhe xhaxhain. Shefki Jagodini (xhaxhai) ishte luftar sypatrembur dhe komandant i Ballit Kombetar ne f. Kastriot te Kercoves. As fukaralleku i ashper as vrasja e dy me te dashureve te familjes nuk e perkuli shpirtin luftarak te Ethem Selimit. Ne moshe te re e kreu normalen e pastaj edhe fakultetin dhe punoi ne shume fshatra te Kercoves ne perhapjen e dijes dhe zhdukjes se analfebatizmit. Ishte njohes brilliant i gjuhes por dhe dhe letersise shqiptare dhe punoi paralelisht me te dyja, duke krijuar kaudro te shkqlyeshme. Prof. Hethem Selimi me pune dhe sjellje krijoi nje autoritet per lakmi si te nxenesit, koleget dhe vendasit e tij.
Me 1968 me rastin e 500 vjetorit te vdekjes se kryetrimit tone, Senderbeut, ai me nxenesit e tij te shkolles fillore “Liria” (sot “Skenderbeu”) pergaditi dramen “Skenderbeu” (edhe une isha nje nder protagonistet) dhe kur duhej te behej shfaqja, regjimi maqedon e ndaloi. Edhe me vone do te jete kembenguls ne kerkesat dhe vizionin e tij. Me 1981 Profesorin e diferencojne per shkak te aktiviteteve te tij qe s’i pelqenin regjimit si dhe pershkak se dy djemte e tij (Rexhepit dhe Agimit) ishin pjesemarres ne demonstratat e 81-shit ne Prishtine. Ai, detyrohet te marr rrugen e kurbetit si shume bashkefshatare te tij. Vendoset ne SHBA, ne Illinois dhe me vone Wisconsin.
Ne SHBA u bashkohet organizatave simotra “Balli Kombetar” dhe “Lidhja Kosovare”, dy organizatave me te vjetra te komunitetit qe kishin punuar fort per ceshtjen kombetare. Me themelimin e degeve te LDK-se per Amerike dhe Kanada ai i bashkohet asaj duke punuar me perkushtim deri ne pavaresine e Kosoves. Edhe pse njerez te UDB-es i porositnin shqiptaret nga Maqedonia te punojne per ‘shtepine e tyre’ e jo Kosoven. Ketyre hileve meskine s’u besoi as Profesori e as populli i ketyre viseve, por iu bashkuan Kosoves dhe liderit te saj historik, I. Rugoves, deri ne aktin final. Profesor Ethem Selimi ishte ne ballet te cdo aktiviteti per Kosoven, me pune, dhe financa. Ishte pjesemarres aktiv i demonstratave tona masive kunder Jugosllavise dhe per pavaresine e Kosoves qe organizoheshin ne Chicago, Detroit, New York, Washington DC dhe Dayton, OH. Tri dite para se te kaloj ne amshim, me 6 maj, 2018 shoqata me e njohur ne Illinois “Uskana/Kerçova” ia ndan çmimin si veteran i arsimit per kontribut jetesor. I perjetshem mbetet kujtimi per Prof. Ethem Selimin.

Comment

*