Lamtumirë Rikard Larja!

Rikard Larja, aktori i shquar i kinematografisë shqiptare vdiq në moshën 77 vjeçare.

 

Nga Keze Kozeta Zylo

 

Në filmat e sotëm s’kemi parë akoma një Rikard Larja të dytë…

 

Çdo kohë dhe sistem ka figurat e ndritura të tij, figura që përzgjidhen përjetëisht vetëm nga populli.  Brezi im është rritur me artin dhe intpretimin e pashoq ne kinematografi të Rikard Larjes.

Unë me miket e mia studente aq artdashëse mezi prisnim të shikonim filmat që kishin për aktor Rikard Larjen jo vetëm për lojën e tij të magjishme aktoreske, por dhe për pamjen e bukur tërheqëse burrërore që padyshim në“Liri” do të ishte në reklamat me Yjet e Hollivudit.

Megjithatë Këto Yje të kinematografisë shqiptare i ndjen më shumë pasi i ke pjesë të autoktonisë të Artit të mrekullueshëm shqiptar. Këto filma të papërsëritshëm prodhuar nga “Kinostudioja Shqiperia e Re” që mjerisht ajo godinë aq elegante nuk egziston më, prishur nga politikat antiart, nxorrën aktorë të papërsëritshëm dhe dimensional si Rikard Larja.  Dhe hajde të shikosh në prodhimet e “filmave” të sotëm një Rikard Larja të dytë!

Lamtumirë Rikard Larja!

Të rëntë i lehtë dheu i Shkodrës që e deshe aq shumë!

 

Veprat:

Filmografia

Viktimat e Tivarit (1996)

Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir

Pesha e kohës – (1988), Vasili

Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku

Në prag të jetës – (1985), Andrea

Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli

Skëterrë ’43 – (1980), Andrea

Radiostacioni – (1979) Komandanti

Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka

Ilegalët – (1976) Tosti

Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit

Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi

Rrugë të bardha – (1974) Deda

Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri

Ndërgjegja – (1972) Fitimi

Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari

Kur zbardhi një ditë – (1971) Komisari

Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi

Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati

Duel i heshtur – (1967) Skenderi

Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj

Monumenti

 

Regjisor

Pesha e kohës – (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)

Dita e parë e emrimit – (1981)

Sketerre 43 – (1980)

Radiostacioni – (1979)

Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

 

Skenarist

Pesha e kohës – (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)  (Wikipedia)

 

20 Prill, 2020

Staten Island, New York

One Response to “Lamtumirë Rikard Larja!”

Read below or add a comment...

  1. Skënder Karaçica,Çikago says:

    Po shkojnë në amshim artsitë,shkrimtarë e shkencëtarë shqiptarë…!Këto ditë u nda nga jeta aktori i mirënjohur Rikard Ljarja!Për ne të gjallët,krijimatria e Tij artsitike në botën e filmit shqiptar,do të jetë kujtim i ynë ndër breza e tashëm dhe ata që do të vijnë…!Me këtë rast po i referohem fjalës së artistit Rikard Ljarja në Prishtinë lidhur me mbiemrin (Ljarja),që sipas tij ,,Ne Prishtinë e shqiptoni dhe po e shkruani gabim,pati thënë aktori Rikard Ljarja.Pra mbiemri im quhet Ljarja e jo Larja(nënvizimi i aktorit R.Ljarja në Prishtinë).

Leave a Reply to Skënder Karaçica,Çikago Cancel reply

*