Lazim Destani në Lutjet e Mëngjesit, takon personalitete të rëndësishme

Destani pati një takim të ngrohtë miqësor me Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson

 

Uashington, 2 shkurt 2017 – Biznesmeni dhe filantropi shqiptar, Lazim Destani, i cili po qëndron në vizitë në Uashington, sot mori pjesë në ceremoninë tradicionale të Lutjeve të Mëngjesit.

Z. Destani, i cili merr pjesë për herë të dytë në Lutjet e Mëngjesit, shprehur kënaqësinë që është sftuar në këtë ngjarje të rëndësishme, krahas personaliteteve më të rëndësishme nga mbarë bota.

“Është hera e dytë që marr pjesë në këtë ceremoni madhështore ku marrin pjesë personalitete të shquara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga mbarë bota”, deklaroi z. Destani për gazetën “Illyria”.

“E falënderoj organizatorin për respektin e shprehur ndaj meje, duke më rezervuar vend në njërën nga tavolinat kryesore, pranë podiumit ku foli Presidenti Trump”, tha Destani.

Gjatëceremonisë, z. Destani pati një takim të ngrohtë miqësor me Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson. Ai pati takime edhe me kongresistin Robert Aderholt dhe me senatorë e kongresistë të tjerë amerikanë, si edhe me personalitete të rëndësishme nga vende të ndryshme të botës, si Mbret i Jordanisë Abdullah, etj.

Pjesëmarrësve në Lutjet e Mëngjesit iu drejtua Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. (r.m.)Lazim Destani_ne Lutjet e Mengjesit 1Lazim Destani_Rex Tillerson 2

Donald Trump_ne Lutjet e Mengjesit 1

Comment

*