LDK beson ende në lojalitetin e Pacollit

Prishtinë, 11 gusht 2017 – Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, nuk i konsideron si ultimatum deklaratat e fundit të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili u ka dhënë dhjetë ditë kohë LDK-së dhe Vetëvendosjes që të arrijnë mafrrëveshje për bashkëqeverisje dhe të të dëshmojnë se e kanë shumicën në parlament.

“Qëllimi i ndërtimit të koalicionit  parazgjedhor me AKR-në është ende i fuqishëm për ta ruajtur këtë model në mënyrë që procesi të vazhdojë në këtë mënyrë në mes të partnerëve të koalicionit LDK- AKR Alternativa”, ka thë Haziri për “Express”.

Duke komentuar afatin dhjetë ditësh të caktuar nga Pacolli, Haziri ka thënëë se kjo “nuk ka të bëjë me një periudhë kohore”. Ai ka theksuar se LAA është në pritje të mundësisë kushtetuese për formimin e qeverisë.

“Nuk ka të bëjë me afat kohor, por më shumë ka të bëjë me angazhime konkrete, derisa ne po presim realisht mundësinë kushtetuese për ta marrë mandatin”, ka theksuar Haziri.

Pacolli në rrjetin e tij social Facebook, i ka postuar disa shkrime radhazi ku flet për nevojën e zhbllokimit të procesit për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se për të hënën në ora 10:00 është thirrur vazhdimi i seancës konstituive. Seanca ka vetëm një pikë të rendit të ditës; zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Koalicioni PAN, i cili ka dalë i pari në zgjedhjet parlamentare të 11 Qershorit, të cilit i takon e drejta të propozojë kandidatin për kryetar t Kuvebdit ka paralajmëruar se do ta bojkotojë edhe këtë seancë, sikurse atë të 10 gushtit. (r.m.)

Comment

*