LDK dorëzon në Kushtetuese komentet për dekretin e Thaçit

Prishtinë, 8 maj 2020 – Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, bashkë me deputetët Driton Selmanaj e Shkëmb Manaj, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet e Grupit Parlamentar të kësaj partie dhe të disa deputetëve të tjerë lidhur me vendimin për pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nonimin e  Avdullah Hotit për kryeministër të ri të vendit.

Gashi ka thënë se pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë në favor të, siç është shprehur, “drejtësisë kushtetuese dhe promovimit të demokracisë në vend”.

“Dorëzuam në Gjykatë Kushtetuese komentet në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe po ashtu disa kolegë deputetë kanë dorëzuar komente me rastin që ka të bëjë me masën e përkohshme. Por presimin gjykimin final besojmë se do të kemi gjykim fer dhe të drejtë”, ka thënë Gashi, transmeton Ekonomia Online.

Gashi ka shprehur besimin e tij se vendimi i Kushtetueses do të jetë në favor të drejtësisë.

“Besojmë se do të jetë në favorin e drejtësisë kushtetuese në aspektin e promovimit të demokracisë në këtë vend”, është shprehur ai.

Gashi ka treguar se LDK dhe partitë që janë pajtuar të krijojnë koalicion të ri qeverisës në vend janë në fazën finale të hartimit të planit qeverisës dhe të pakos për rimëkëmbjen e ekonnomisë së goditur nga epidemie e kosonavirusit, Ai ka thënë ky proces do të përfundojë deri nesër.

“Jemi në fazën finale të përfundimit të planit qeverisës, jemi në përfundimin e pakos ekonomike që pritet të aprovohet në ditët e para të qeverisë së re. Kryeministri Hoti është i gatshëm të marrë përsipër trajtimin e këtyre çështjeve”, ka thënë Gashi. (r.m.)

Comment

*