LDK e LVV e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Dialogut

Prishtinë, 15 mars 2019 – Dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, Lidhjs Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e dërguan sot në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Dilaogun, të miratuar pak kohë më parë nga Kuvendi i Kosovës.

Driton Selmanaj, deputet i LDK-së, në një konferencë për media, tha se këtë ligj e dërguan në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë.

“Po e kontestojmë në tërësi këtë ligj, sepse është në kundërshtim me shumë nene të kushtetutës”, tha ai, citon Kallxo.com.

Selmanaj tha se me këtë ligj shkinen nenet: 2, 4, 7, 18, 20, 65, 93 dhe 90 të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas tij ka tendencë të deformimit institucional të pushteteve në Kosovë.

“Besojmë që edhe nga ana e Gjykatës Kushtetuese të rrëzohet ky ligj”, theksoi ai.

Albulena Haxhiu, deputete eLVV, tha se Kuvendi do të duhej ta kishte miratuar tashmë një dokument që ia ndalon presidentit Hashim Thaçi të marrë pjesë në këtë  “aventurë” (dialog).

“Një qeveri pa legjitimitet nuk mund të vijojë më këtë proces, e aq më pak të krijojë delegacione”, tha ajo.

Haxhiu tha se, përveç arsyetimit juridik dhe shkeljeve kushtetuese, nga Gjykata Kushtetuese kanë kërkuar edhe vendosjen e menjëhershme të masës së përkohshme. (r.m.)

Comment

*