LDK: “E përkushtuar për bashkëpunim me partnerët strategjikë”

Prishtinë, 14 mars 2017 – Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në mbledhjen e saj të rregullt, të mbajtur të martën pasdite, ka diskutuar për çështje të ndryshme, si: platforma për zgjedhjet lokale të vjeshtës dhe reforma zgjedhore.

Në kumtesën e lëshuar pas mbledhjes thuhet se aty është diskutuar edhe për “proceset aktuale zhvillimore e shtetformuese në të cilat po kalon shteti i Kosovës”.

Në kumtesë thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës “mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët e saj strategjikë e zhvillimorë”. (r.m.)

Comment

*