LDK-ja kërkon debat parlamentar për përjashtimin e AKA nga EQAR

Prishtinë, 1 mars 2018 – Grupi Parlamentar i LDK-së njoftoi se sot e ka dorëzuar kërkesën me 40 nënshkrime të deputetëve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me vendimet arbitrare dhe joligjore të Qeverisë, të cilat kanë çuar në përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

“I falënderoj kolegët nga Vetëvendosje për mbështetjen e kësaj kërkese me nënshkrime. Qeveria do të detyrohet shpejt të marrë veprime që mos të pësojnë studentët dhe mësimdhënësit në arsimin e lartë publik dhe privat në Kosovë”, ka shkruar Abdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së. (r.m.)

Comment

*