LDK-ja mirëpret pajtimin e shumicës për pranimin e propozimit të saj për Demarkacionin

Prishtinë, 24 shkurt 2018 – Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e saj lidhur me Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin me Malin e Zi.

“Kjo e hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit”, ka thënë Avdullah Hoti.

“LDK-ja fton edhe Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

(r.m.)

Comment

*