LDK-ja nuk merr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 14 shtator 2018 – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdon ta mbajë qëndrimin që ka marrë dje që të mos marrë pjesë në seancat e rregullta të Kuvendit të Kosovës, derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita.

Deputetja e kësaj partie, Besa Gaxheri, ka thënë se LDK-ja dje ka dhënë qëndrimin bashkë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne nuk do të hyjmë në Kuvend derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës”, ka thëë Gaxherri.

Ajo ka shprehur besimin se këtij qëndrimi sot do t’i bashkohen edhe dy grupet tjera opozitare në Kuvend. (r.m.)

Comment

*