LDK kundër shfuqizimit të Speciales, e braktis mbledhjen e Kryesisë

Prishtinë, 22 janar 2018 – Kryetari i Grupit Parlamentar  të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kur ka filluar diskutimi mbi kërkesën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Pasi ka dalë nga mbledhja, Hoti ka treguar se këtë e ka bërë për penguar synimin e një grupi të deputetëve të koalicionit qeverisës, i cili është i dëmshëm për Kosovën.

“Në pikën e tretë u diskutua për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne e lëshuam mbledhjen, sepse kjo çështje është e dëmshme dhe rrezikon marrëdhëniet me ndërkombëtarët”, ka thënë ai.

“Qëndrimi ynë për Specialen dihet. LDK është kundër shfuqizimit. Ishte në rend dite edhe sot. Të shohim si do të vazhdojë më tutje shumica parlamentare”, ka shtuar ai. (r.m.)

Comment

*