LDK nuk do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë

Prishtinë, 5 tetor 2018 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovvs (LDK), Isa Mustafa, i ka mbyllur të gjitha dyert e mundësisë që kjo parti të marrë pjesë në dialogun me Serbinë, kushgto që do ta udhëheqë atë.

Në një adresim për anëtarësinë e partisë, përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se LDK-ja po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, me bindjen se ajo do të qeverisë vendin.

“LDK e ka thënë qartë se tani në asnjë rast nuk do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë, as në ekipin e Presidentit dhe as të Qeverisë. Do të punojmë që zgjedhjet e parakohshme të ndodhin sa më shpejt”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se LDK-ja po përgatitet për ta marrë qeverisjen e vendit.

“Po shkëmbejmë mendime me strukturat dhe anëtarësinë e LDK-së për temat me rëndësi të veçantë për Kosovën. Po bëhemi gati ta rimarrim qeverisjen e vendit, duke ofruar zgjidhje evropiane për proceset që na presin”, ka shkruar Mustafa në Fcebook.

Postimi i plotë i Mustafës:

Të nderura veprimtare dhe veprimtarë të LDK-së

Nga ky muaj kemi filluar të intensifikojmë punën me organizatat vendore të LDK-së. Po diskutojmë për prioritetet, të cilave duhet tu përmbahemi si LDK në komuna dhe në nivel qendror, për ndryshimet që duhet të ndodhin, në mënyrë që Kosova të qeveriset mirë e pa korrupsion. Po shkëmbejmë mendime me strukturat dhe anëtarësinë e LDK-së për temat me rëndësi të veçantë për Kosovën. Po bëhemi gati ta rimarrim qeverisjen e vendit, duke ofruar zgjidhje evropiane për proceset që na presin.

Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar LDK doli bindshëm parti e parë. Të gjitha sondazhet e këtij viti, po ashtu, flasin se kemi besimin më të madh të qytetarëve. Por kjo nuk e mbron LDK-në nga marrëveshjet e fshehta dhe manipulimet që mund t’i bëjë PDK në zgjedhjet e ardhshme. Prandaj duhet të punojmë shumë me anëtarësinë dhe qytetarët për ta shtuar besimin e tyre në fitoren tonë të përbashkët.

LDK e ka thënë qartë se tani në asnjë rast nuk do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë, as në ekipin e Presidentit dhe as të Qeverisë. Do të punojmë që zgjedhjet e parakohshme të ndodhin sa më shpejtë, sepse LDK ndan bindjen e pjesës dërmuese të qytetarëve të Kosovës se qeverisja e tanishme e vendit është e dëmshme për Kosovën dhe ardhmërinë e saj. Deri në shpartallimin e këtij koalicioni, LDK nga këndi i opozitës do të mbroj interesat e vendit, në bashkëpunim edhe me partitë e tjera që i qëndrojnë besnike opozitarizmit. IM

(r.m.)

One Response to “LDK nuk do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë”

Read below or add a comment...

  1. Kosovari says:

    Do therrasim te merr pjese Shen Egjidion, qe t’i munesohet te merr pjese LDK-ja,

Comment

*