“LDK nuk lejon të shkatërrohet ajo që e kemi ndërtuar për 17 vjet”

Prishtinë, 22 dhjetor 2017 – Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i ka quajtur dramatike e të panevojshme zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

“Sonte i kemi parë disa zhvillime dramatike të panevojshme. Ju keni parë sot koordinimin që kemi pasur me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne nuk mund të lejojmë që të Kosova të prishë këtë partneritet. LDK nuk lejon që të shkatërrohet për një natë atë që bashkë me miq është ndërtuar për 17 vjet”, ka thënë Hoti.

“Rruga e Kosovës është e qartë dhe ne nuk e lejojmë që një parti për tekat e saj të prish atë rrugë”, ka thënë ai, pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kjo mbledhje, ku duhet të vendosej se si do të procedohej kërkesa e 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, dështoi për mungesë të kuorumit.

Anëtarët e Kryesisë nga radhët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe Listës Serbe si dhe shefat e grupeve të tyre parlamentare nuk shkuan në mbledhje. (r.m.)

Comment

*