LDK: Qeveria e ka humbur shumicën, partitë ta caktojnë datën e zgjedhjeve

Prishtinë, 3 prill 2018 – Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës, në mbledhjen që ka mbajtur sot, ka vlerësuar se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale e politike dhe i ka ftuar partitë tjera politike që të mblidhen sa më parë për ta caktuar datën e zgjedhjeve.

“Qeveria nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe, në bazë të rregullave të demokracisë, kjo Qeveri konsiderohet e rënë. Temat e rëndësishme për qytetarët e vendit nuk mund të adresohen nga një qeveri e pakicës. Si rezultat, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme”, thuhet në komunikatë.

“LDK-ja fton që partitë politike të mblidhen sa më parë për të caktuar datën e zgjedhjeve, në mënyrë që këto zgjedhje të jenë të përgatitura si duhet dhe vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm”, thuhet më tutje në komunikatë.

Aty thuhet se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe i thërret strukturat e partisë të fillojnë përgatitjet për zgjedhje.

“LDK-ja është e gatshme që t’i nënshtrohet vullnetit të lirë të qytetarëve në zgjedhjet e pritshme. Kryesia e LDK-së fton të gjitha strukturat e veta, në të gjitha nivelet, që të mobilizohen dhe të intensifikojnë përgatitjet e nevojshme për zgjedhje”, thuhet në komunikatën e LDK-së. (r.m.)

One Response to “LDK: Qeveria e ka humbur shumicën, partitë ta caktojnë datën e zgjedhjeve”

Read below or add a comment...

  1. Various says:

    Ketu nuk ka asgje te keqe. Ky druni i gjate le te vazhdoje, por ajo qe duhet te ndodhe eshte kjo: Qeveria e pare qe do te vije pas zgjedhjeve te ardhshme le te behet e forte dhe ta prishe kete kontrate hajdutesh dhe te gjithe koston le ta paguajne ata horra qe e perpiluan e arsyetuan dhe e nenshkruan. Le ti gjejne ke pi..hi i mamit te vet por ti paguajne kokerr me kokerr te gjitha paret qe u kane vjedhur shqiptareve me keto kontrata hajudtesh. Se ky rrugaci i gjate me keto maskaralleqe qe po ben do ta fuse popullin ne borxhe per 200 vjet. Dhe me e keqja eshte se kuksianet ne vecanti do ti vjedhe po “djali i tyre bamires, ai i cili shkeli me kembe edhe mikun e vet qe e beri njeri..

Comment

*