LDK s’e pranon rezultatin, kërkon rinumërim të votave në Prishtinë

Prishtinë, 27 nëntor 2017 – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të rrijë duarkryq pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila e hodhi poshtë kërkesën për rinumërim të të gjitha votave për kryetar të Prishtinës.

Kryesia e LDK-së ka marrë vendim t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore kundër vendimit të Gjykatës supreme, duke insistuar në rinumërimin e të gjitha votave.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, një ditë pas numërimit të votave me kusht, votave me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat e nxjerrin fitues Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes ndaj Arban Abrashit të LDK-së.

Ahmeti pati 365 vota më shumë se Abrashi.

Pas mbledhjes, në emër të Kryesisë së LDK-së, ka folur Gazmend Muhaxheri. Ai ka thënë se Shpend Ahmeti dhe udhëheqja e vetëvendosjes u frikësuan nga rinumërimi i votave dhe ushtruan presion ndaj Gjykatës së Apelit.

Kryesia e LDK-së e ka analizuar edhe rezultatin e zgjedhjeve për kryetar të Istogur, të cilin e ka quajtur “kriminal”. Në Istog, pas numërimit të votave me kusht, Gani Dreshaj i AAK-së e përmbysi rezultatin paraprak ndaj Haki Rugovës së LDK-së.

Muhaxheri ka thënë se LDK-ja po e pret vendimin e PZAP –së lidhur me ankesat e dorëzuara për zgjedhjet në Istog.  (r.m.)

Comment

*