“Le Monde”: Kadare, mes 100 emrave të mëdhenj të sugjeruar nga kritikët

Gazeta franceze “Le Monde” ka përzgjdhur në listën e 100 shkrimtarëve më të mirë, edhe Ismail Kadarenë më romanin “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”

Ky suplement vjen në formën e sugjerimit për lexuesin, të një plejade elitare të autorëve të evidentuar nga kritiket e gazetës që prej vitit 1946.

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare dhe vepra e tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” është përfshirë në listën e 100 romaneve më të mirë që kritikët e gazetës “Le Monde” kanë evidentuar që prej krijimit të saj në 1946.

Kadare renditet mes shkrimtarëve të mëdhenj të këtij shekulli, si Kazanzaqis, Pasternak, Kundera, Solzhenicin, Aragon, Jursenar, Graham Green, Salman Rushdi etj.

Kjo plejadë elitare vjen si një sugjerim për lexuesin, nëpërmjet një suplementi të veçantë letrar, që këshillon mes tyre edhe romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të prezantuar me kritikën që Alen Boske i ka bërë në ‘Le Monde’ në vitin 1970.

“Ajo që godet menjëherë është ironia fine e autorit, gjenerali i tij italian nuk është një karikaturë.

Ai ka virtytet e tij, një nga të cilat është besimi gjysmak në misionin e vet, dhe të meta si përshembull indiferenca ndaj gjithçkaje” shkruan Boske për romanin e Kadaresë.

Për kritikët e “Le Monde”, kjo përzgjedhje e vetëm disa shkrimtarëve mes emrave të mëdhenj, nuk ka qenë një punë e lehtë. Në suplement sqarohet se lista e autorëve ka qenë frut i diskutimeve dhe debateve të forta.

Besmira Pelushaj, Ora News

One Response to ““Le Monde”: Kadare, mes 100 emrave të mëdhenj të sugjeruar nga kritikët”

Read below or add a comment...

  1. Thanas L. Gjika says:

    Kur shkruhet:” Gazeta franceze ‘Le Monde’ ka përzgjdhur në listën e 100 shkrimtarëve më të mirë, edhe Ismail Kadarenë me romanin ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, duket sikur shkrimtati ynë Kadare është thjesht një ndër 100 shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore të shek. XX-të. Në fakt ai bën pjesë ndër 40-50 shkrimtrët më të mirë të letërsisë botërore të shek. XX-të. Me kompletin e tij të veprave ai është njëheresh dhe shkrimtari cilësor më prodhimtar i kësaj letërsie. Vlerat e tij janë edhe më të mëdha po të kemi parasysh faktin se ai është pjellë e një kohe kur Shqipëria ishte e coptuar dhe e abuzuar prej politikave euro-aziatike. Kam shpresë se pas formimit të Shqipërisë së vërtetë nga gjiri i popullit tonë do të dalin krijues të tjerë po aq të talentuar, e ndoshta edhe më të talentuar se Ismail Kadareja. Madje që në ditët tona është dhënë një shënjë e këti procesi përmes veprës së poetit dhe shkrimtarit Visar Zhiti…

Comment

*