Le Petit Parisien (Korrik, 1912): “Prishtina është e shqiptarëve”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Shkurt 2018

 

“Le Petit Parisien” ka botuar, të enjten e 25 korrikut 1912, në faqen n°3, një shkrim mbi çlirimin e Prishtinës nga shqiptarët.

Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për lexuesin shqiptar, rrëfimin e plotë të gazetës franceze :

 

Konstandinopojë, 24 korrik.

Thashethemet mbi ngjarjet serioze, që qarkullonin prej dy apo tre ditësh në Prishtinë, janë konfirmuar zyrtarisht.

Të dielën, garnizoni kapitulloi, qyteti ra në duart e shqiptarëve. Në mbrëmje, një ministër, i pyetur pas daljes nga këshilli, tha se ngjarja kishte ndodhur para formimit të kabinetit të ri i cili, pasi u prit mirë nga shqiptarët, mund të kishte qenë në gjendje, nëse do të gjendej në pushtet, që të parandalonte marrjen e qytetit.

Shqiptarët dhe oficerët kërkojnë shpërbërjen e Dhomës (Parlamentit), por qeveria shpreson t’i bindë që të kenë durim.

Ministri përgënjeshtron faktin se Azia e Vogël është kundra kabinetit.

 

 

“Gëzuar festën e 10 vjetorit të pavarësisë Kosovë, Prishtinë e shqiptari ! – Aurenc Bebja”

Comment

*