Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Shkurt 2018
“Le Temps” ka botuar, të enjten e 2 majit 1901, në faqen n°2, një shkrim mbi Kongresin shqiptar të Napolit dhe vendimet e marra prej tij.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, në shqip, rrëfimin e plotë të gazetës franceze:
Na shkruajnë nga Roma :
Kongresi shqiptar, i sapo mbajtur në Napoli, ka miratuar rezolutat në vijim :
- – Përdorimin e alfabetit latin në gjuhën shqipe ;
- – Mësimin e gjuhës shqipe në të gjitha komunat e Italisë – popullata e të cilave është me origjinë shqiptare – dhe përhapjen e gjuhës italiane në Shqipëri.
- – Asambleja ka votuar sërish kundër masave të qeverisë osmane që kërcënojnë në Shqipëri ekzistencën e gjuhës dhe kombësisë.
Kongresi, para se të ndahej, vendosi të takohej çdo vit në Itali.
Një grup delegatësh u prit nga Mbreti, i cili i përgëzoi ata për përpjekjet e bëra për ruajtjen e kombësisë shqiptare dhe zhvillimin e marrëdhënieve tregtare midis Italisë dhe Shqipërisë.
Mbreti premtoi, ndër të tjera, të jetë president nderi i kongresit të vitit të ardhshëm.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1901-ja-vendimet-e-marra-n%C3%AB-kongresin-shqiptar-te-napolit/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.