LEGJENDARËT

 

Njeriu nuk ra nga qielli

Në këtë rruzull  tokësor

Si çdo bimë e gjallesë tjetër

Në tokë lindën e atë ujor.

 

Ai eci për shumë shekuj

Gjatë rrugës  me mundime

Me djersë e përpjekje dëndur

Ndërtoi jetën dhe me dhimbje

 

U zhvillua mjaftë mendimi

Jeta shkoi përpara largë

Bashkë me atë dhe qëndrimi

Të mbrojë truall dhe vatan

 

Lufta nuk ju nda njeriut

Për të mbrojtë vendin e vet

Nga ata që lakmojnë tepër

Duke vrarë e duke prerë

 

Gjakun e derdhën si lumë

Popuj e vende të tjera

Nga çdo kontinent i botës

U përfshinë dy hemisferat

 

Që nga lashtësi e largët

Njihemi nga historianë

Në këto luftra gjakatare

Popujt lindën dhe titanë

 

Ata janë me mijra trima

Të përhapur gjithandej

Nga perëndimi në lindje

Pellazgo-Ilir, Aziatikë Ebrej

 

Edhe matanë Atlantikut ka

Sa luftëtar aqë dhe heroina

Apashët me leshra të gjata

Edhe Inkasit  në antiken Lima.

 

Bota njeh më shumë se kurrë

Lashtësinë Pellazgo-Ilire

Ku herojtë e Trojës gurrë

Sfiduan jetën për lirinë

 

Ishin Akili dhe Herkuli

Që të dy Pellazgë të lashtë

Njihen nga gjuha dhe tingulli

Thotë Homeri si barbarë

 

Herodoti shkruan ndodhitë

Dhe rradhit në histori

Se ata që atë luftë bënë

Ishin e janë Pellazgë Ilir

 

Iliria  kjo tokë Shqiptare

Shtrihet krejt pranë disa deteve

Në kronikat e historianëve

Është lakmuar e ashtu mbetet

 

Në  kohërat e lashtësisë

Famë të madhe përjetoi

Legjendare mes historisë

Me Teutë e Agron  fajkoi

 

Lashtësia e kësaj bote

Solli në jetë një vigan

Pirua ynë i kësaj toke

Legjendë mbeti mbi elefant

 

Leka i madh si Ilir Shqiptar

Aleleksandër me emrin e plotë

Si më i madhi ndër legjendarë

Bëri histori të rrallë në botë.

 

Legjendë bënë edhe Vikingët

Në gadishullin Skandinav

Luftuan për truall e fëmijë

Me gjak  e mbrojtën vatanë

 

Dhe  Atila mbretë i Hunëve

Legjendar u thirr gjithë jetëve

Me luftë erdhi e në luftë mbeti

Në kufijtë e disa deteve

 

Legjendarë ishin dhe Frankët

Popull që nderonë lirinë

Trimeresha  Zhanë Darkë

Me luftë  bëri historinë

 

Por mbi të gjithë perandori

Francën mbuloi me lavdi

Gjeneral i madh Napoleoni

Botën  shkundi me themeli

 

Spanja ka trima  me emër

Luftëtarë të kohës lashtë

Është El Kido  luan me zemër

Legjendar me heshtë e shpatë

 

Shumë më tepër në bedena

Rrodhi koha si revan kali

Dhe në  luftë ra Kartagjena

Por nuk u përkul Hanibali

 

Romë e lashtë me perandorë

U përhap nëpër hapësira

Në Azi, Afrikë, Europë

Me plot dhunë e shumë dredhira

 

Kjo perandori gjigande

Me Neronin që i vuri zjarr

Romës me famë të madhe

Lindi  dhe një Jul Qezar

 

Nuk u ndal Perandoria

Eci rrugës  hap pas hapi

Një ditë shfaqet Italia

Me legjendën Garibaldi.

 

 

Rrugës nëpër lashtësi

Njihen dhe trima të tjerë

Që lanë gjurmë në histori

Është Drakula  shpatull gjërë

 

Ishulli i Britanisë së madhe

I veçuar me shumë mjegull

Lindi mbretër e mbretëresha

Dhe legjendën Kromuell

 

Në qëndër të Europës tonë

Zviceranët mbrojtën vendin

Luftuan dhe bënë jehonë

Me në krye Vilhelm Telin

 

 

Thellë në Azinë e largët

Në stepat e Mongolisë

Xhingis Khani hipur në kalë

Legjendë bëri qark Azisë

 

Një Pejane nga Dukagjini

Matanë Atlantikut shkoi

Trimëresha në atë tokë lindi

Gjergj legjendën Uashingtoni

 

Njerzimi vazhdoi rrugën

Drejt zhvillimit paqësor

Por dhe luftrat nuk u ndalën

Duke vrarë bënë terror

 

Nga thellësi e Azisë së largët

Tartarët vargosur mbi kuaj

Dyndën drejt Europës plakë

Vranë, prenë e shkatërruan

 

Hap pas hapi ata erdhën

Në ngushticën Dardanele

Zaptuan Kostandinopojën

Duke bërë muret fërtele

 

Ashtu me çallma mbi kokë

I ndëruan emrin e vënë

Nga Bizanti, në Stamboll

Kishat si xhami i bënë

 

Perandoria u shkatërrua

U zëvëndësua me një tjetër

Çdo popull u turqëzua

Nga ata osmanët e vjetër

 

Shikimin e hodhën më tej

Drejt brigjeve  Adriatike

Pushtuan gadishullin krejt

Shqipërinë Pellazgo Ilire

 

Por u ngeci sharra në gozhdë

Në truallin e këtij dheu

Nga strategu legjendar në botë

Gjergj Kastrioti Skëndërbeu

 

 

Gjeniu i kalasë  Krutane

Jeniçerëve vrapin u ndali

Drejtë qyteteve Europiane

Duke mbrojtë dhe Vatikanin

 

Pesëqind vjet mbajtën kallkan

Të pushtuar krejt Ilirinë

I vunë emrin e ri Ballkan

Por nuk zhdukën Shqipërinë

 

Shekujt ikën shkuan e vanë

Midis luftërave të shumta

Sulltanët nga vahti ranë

Turqit e rinj i zëvëndësuan

 

Shteti ri u quajtë Turqi

Emërtim  i lartë si mal

Me në krye prijsin e ri

Ataturkun e Madh Qemal

 

Sulltanati  osman i vjetër

Nguli këmbët në dy brigje

E coptuan në shumë shtete

Shqipërinë e ndanë me hile

 

Gadishulli u gjakos shumë

Plot masakra e përdhunime

Gjaku u derdh si lumë

Nga populli i Shqipes Ilire

 

Në betejën e Fushë Kosovës

Turqit morën arratinë

Vrapin ndalën në Bosfor

Ndjekur nga Princ Llazari ynë

 

Më në jugë të Ilirisë

Brigjeve ku ndizet fari

Krijuan Shqiptarët Greqinë

Me kapedan Marko Poçarin

 

Në këtë tokë shumë bujare

Shqipëria me gjoks doli

Përballë topit me batare

Trim legjenda Mic Sokoli

 

Qëndresë bëri gjithë Drenica

Në çdo luftë kundër Serbisë

Me legjendë Azem Galica

Edhe Shotën e Shqiptarisë

 

Shqipja jonë është si Herkuli

Plot heronj e legjendarë

Kapedan si Ded Gjon Luli

Nuk është parë në Ballkan

 

Në Argjiron kala plot nure

Ndërtoi bleta fole me hoj

Çerçiz Topulli trim o lule

Thotë u skuq u bëjë me bojë

 

Vit pas viti koha ndoqi

Por si dymbëdhjeta kurrë

Shqipëtari shpatën nxori

Me Ismail Beun burrë

 

Dhe ashtu me Ismail Beun

Bashkë luftuan për Shqipëri

Si Prishtina  edhe Shkupi

Nga Ulqini në Çamëri

 

Nuk u ndanë nga kjo luftë

Trimat me flamur të kuq

Avdyl Frashëri zjarr e shpuzë

Isë Buletini e Luigj Gurakuq

 

Njerzimi në këtë ujdhesë

U përball me shumë përleshje

Shpipërinë e bënë arenë

E copëtuan në disa shtete

 

Në njëzetën nisi furtuna

Nga Kurveleshi në Vlorë

Mbi tela trimat me guna

Në det Italianët hodhën

 

Lufta eci muaj pas muaji

Me një mbret dyzet milionë

Mua më thonë Selam Musai

Për flamur unë po luftoj

 

Koha polli në atë trazirë rendi

Tradhëtarë me shumë ngjyra

Shitën shpirtin por jo vendin

Se popujt ua nxinë fytyrat

 

Në Paris atje kur vemi

Thonë se Esat Pashë Toptanin

Plumbin ja dha Avni Rustemi

Trim legjenda kapedani

 

Në Durrës kufi tek pragu

Shtatë Prill tridhjetnëntë

Legjendar Muj Ulqinaku

Derdhi gjakun për këtë vendë

 

Nga brigjet e detit Jonë

Ku dielli të djegë si saçi

Doli trimi që plagos mbretin

Legjendari Vasil Laçi

 

Lufta mbolli farën e vet

Dhe nga pas veç lufta erdhi

Gjaku u derdh për disa vjet

Nga trimat e këtij vendi

 

Në këmbë u ngrit e tërë bota

Kundër krimit hitlerian

Që varroste nëpër gropa

Pa mëshirë njerës të gjallë

 

Në përballje të këtij krimi

Të pa paparë ndonjëherë

U bashkua mbarë njerzimi

Në çdo vend dhe hemisferë

 

Ballë makinës të blinduar

Të nazistëve gjakësorë

Popujt shumë të revoltuar

U ngritën me armë në dorë

Largë ku dimri dhe acari

Sllavët Rusë thyen Hitlerin

Legjendë bëri Stalingradi

Për fitoren gjakun derdhi

 

Sakrifica ishte e madhe

Jetë njerzish me miliona

Mori lufta gjakatare

Në këtë botë e trojet tona

 

Tiranën me tanke mbushi

Vetë dora hitleriane

Gjoksin vuri Vojo Kushi

Legjendë e rinisë Shkodrane

 

Gjak u derdh nëpër male

Kodra, fusha edhe qafa

Shqipëri moj Nënëmadhe

Pushkën shkrepi Qemal Stafa

 

Shtatëdhjetë mijë tyta pushke

Nxori trualli i Skënderbeut

Pinë ujë në gjurmë mushke

Bijtë dhe nipat e Ismail Beut

 

Trimat e luftës së madhe

Lanë gjurmë në histori

Bashkë me ushtritë aleate

Armikun bënë shkrumb e hi

 

Gjatë kësaj marrëzie luftë

Popujt ja dualën mbanë

Veten çliruan me pushkë

Bashkë me trimat partizanë

 

Gjaku i tyre vetëtinë

Në këtë vend Shqipëtar

Njëzetë e tetë mijë martirë

Lagën truallin  kombëtar

 

Në krye të këtyre luanëve

Që kjo tokë nxori nga gjiri

Gjirokastra rrëzë maleve

Komandantin e tyre lindi

 

Shqiptarë lindi vetë jeta

Bijtë e Shqipes luftëtare

Me luftë ngelën në legjenda

Në këtë tokë iliriane

 

Shekujt ikën njëri pas tjetrit

Vitet sollën sërish luftë

Lufta nuk ju nda Shqiptarit

Në këtë jetë edhe pa bukë

 

 

Pa u mbushur viti dymijë

Serbët e pushtuan Kosovën

Vranë e shkrumbuan në hi

Me gjak Shqipeje nuk u ngopën

 

Lufta zgjati dimër e verë

Në të gjithë trevën Shqipare

I përzunë si çdo herë

Duke zhdukur edhe varret

 

Vranë pleq, gra e fëmijë

U trondit një botë e tërë

Për të zhdukur Shqiptarinë

Që natyra vetë ka bërë

 

Doli shkurti hyri Marsi

Krisi pushka anë e mbanë

Legjendar Adem Jashari

Nisi luftën në Prekazë

 

O ju Serbë të marrosur

Sokëlliu trimi me fletë

Mos kujtoni se ka sosur

Gjaku i trimave tek ne

 

Shqiptarët si bijë të shqipes

Janë trima të Skëndërbeut

Bije një dhe mijra ngrihen

Si mburojë e këtij atdheu

 

Dhe për ideal të shenjtë

Në kullën që mori zjarrë

Gjakun e gjakut të shenjtë

Dhanë Jasharajt legjendarë

 

Legjendari i këtij dheu

Me familje bëri qëndresë

Gjaku ynë si Skenderbeu

Për atdhe rrjedh besa besë

 

Si ky komandant i denjë

Janë të gjithë legjendarët

Titanë të kësaj toke nënë

Gjakun derdhën e gjallë janë

 

I mbanë gjallë vetë historia

Me popujt që bëjnë  roje

Se kështu mbrohet liria

Në gjithë botën dhe këto troje.

 

          Spiro Butka

          Ish Zv. Komandant i Operacionit “Shigjeta” në luftën e UÇK-ës

 

 

Comment

*