Lekaj: As AAK nuk merr pjesë në seancën konstitutive

Prishtinë, 9 gusht 2017 – Pal Lekaj, përfaqësues i AKK-së në takimin konsultative të partive parlamentare, ka mbajtur qëndrim të njëjtë me përfaqësuesin e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Lekaj ka thënë se koalicioni LAA dhe Vetëvendosja nuk mud të kushtëzojnë zgjedhjen e kadri veselit për kryetar të Kuvendit dhe të Ramush haradinajt për kryeministër.

“Votimi i kryetarit të parlamentit është formal dhe është e padrejtë që subjektet politike ta pengojnë zgjedhjen e kryetarit që me vendim të gjykatës i takon koalicionit fitues. Ju nuk mund të vëni kushte e ai do të zgjidhet që është Kadri Veseli e shpejt edhe Qeveria do të formohet në krye me Ramush Haradinajt”, ka thënë ai.

Lekaj ka thënë se deputetët e AAK-së nuk do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, të ftuar për nesër (e enjte), me arsyetim se ajo është thirrur “pa pëlqimin e të gjitha subjekteve politike”.

“Nuk po e kuptoj kryesuesin që ne ftohemi këtu e ju prapë vendosni vetëm për thirrjen e seancës. Ne kemi thënë që na duhet edhe një takim për konsulta. Ne si AAK nuk do të marrim pjesë në këto seanca që thirren pa pëlqimin e të gjitha subjekteve politike. Ju mund të hyni në atë sallë e të dilni prapë, se e drejta për kryetarin na takon neve”, ka thënë Lekaj. (r.m.)

Comment

*