Leonik Tomeu e Marin Becikemi, dy viganë të Universitetit të Padovës dhe Rilindjes Europiane

Sadik Elshani

Universiteti i Padoves, i themeluar ne vitin 1222, eshte njeri nder universitetet me te rendesishme ne Europen e hershme moderne dhe njeri nder universitetet me te njohura te Italise. Eshte universiteti i dyte me i vjeter i Italise dhe universiteti i peste me i vjeter i mbijetuar i botes, qe ende eshte ne pune. Ne vitin 2016 eshte shpallur universiteti me i mire i Italise. Sidomos eshte i njohur per shkencat e mjekesise, farmacise dhe kimise. Ne kete universitet gjate historise se tij shumeshekullore kane studiuar dhe kane punuar shume figura te njohura boterore te shkences, artit e kultures: Galileo Galilei (1564 – 1642), Nikolla Koperniku (1473 – 1543), e shume e shume te tjere. Ketu me 1678 ka doktoruar edhe e para femer ne bote, Elena Lucrezia Cornaro Piscopia. (Ne disa gazeta e portale shqiptare eshte shkruar se ajo ishte me prejardhje shqiptare, por kjo nuk eshte e vertete). Sic do te shohim ne vazhdim te ketij shkrimi, nder vite ketu kane studiuar e punuar edhe disa shqiptare qe kane bere emer ne shkencen e kulturen shqiptare dhe ate europiane.
Vizite studimore – shkencore ne Universitetin e Padoves
Ne vitin 1988 kur isha i punesuar si nje asistent i ri ne Universitetin e Zagrebit, ne Fakultetin e Farmacise e Biokimise, m’u dha rasti qe ta vizitoja Universitetin e Padoves. Universiteti i Zagrebit, pikerisht Fakulteti i Farmacise e Biokimise, ka patur bashkepunim me Fakultetin e Shkencave Farmaceutike te Padoves dhe ne kete kuader te ketij bashkepunimi, si nje shkencetar i ri, u caktova per nje qendrim studimor – shkencor njemujor. Pata rastin qe te kontaktoja me shume punonjes shkencor te njohur, kam kryer disa sinteza organike dhe bashkedyzimet i kemi analizuar me instrumente mjaft te sofistikuara. Keto jane raste te mira edhe per te bere vizita gjate fundjaves. Qe ne diten e pare me profesorin mikprites e vizituam godinen ku ndodhej Rektorati i Universitetit, Palazzo del Bo, ne qender te qytetit. Pasi i kryem formalitetet administrative, i bera nje vizite ketij objekti te rendesishem historik e universitar. Ne mes te shume sallava qe permbajne historine e ketij universiteti ndodhet edhe “Sala dei Quaranta” (“Salla e te Dyzeteve”). Kjo salle eshte ndertuar ne vitet 1938 – 1942 gjate meremetimeve te fundit arkitektonike qe jane bere ne Pallatin e Universitetit te Padoves. Emrin e ka marre nga portretet e dyzet personaliteteve me te njohura nga e tere Europa qe kane studiuar ne Universitetin e Padoves. Ne kete salle ndodhet edhe katedra, qe sipas tradites besohet se nga kjo kateder ka ligjeruar Galilei. Vlen te permendet se ne kete godine ndodhet edhe amfiteatri me i vjeter i anatomise ne bote.
Duke i shikuar me kujdes porttretet e ketyre dyzet personaliteteve te shquara, syri me hasi edhe ne portretet e Leonik Tomeut dhe Marin Becikemit. Eshte veshtire te pershkruhet me fjale perjetimi qe me ngjallen keto dy portrete ne kete salle madheshtore ku perfaqesohej ajka e ketij universiteti te vjeter e me nam te madh, ku ne portretet e tyre qart shkruhej edhe kombesia e tyre, “albanese”. Tani nuk po ndihesha me i vetmuar, isha ne nje shoqeri shume te mire. Ishte kjo nje e papritur, nje befasi shume e kendshme. Une atehere per keto figura vetem kisha degjuar emrat e tyre dhe disa te dhena te pergjithshme per ta, nuk e kam ditur se lidheshin me Universitetin e Padoves dhe gezonin kete nam te madh. Duhet te ndjehemi shume krenar per keto fytyra te ndritura, qe i kane bere nder kultures dhe shkences europiane dhe kombit tone. Po ashtu eshte krenari, sepse ne mesin e ketyre te dyzeteve te famshem ne perfaqesohemi shume mire me dy bashkekombas tane, sepse edhe fqinjet tane, pervec grekeve qe perfaqesohen me tre personalitete, te tjeret me nga nje ose me asnje. Edhe kombet e medha te Europes, gjermanet, anglezet, francezet, perfaqesohen me nga tri figura. Me vone me zgjerimin e internetit dhe ne disa publikime te tjera kam mesuar me shume per Leonik Tomeun e Marin Becikemin.

Leonik Tomeu (1456 – 1531)

Leonik Tomeu apo sic njihet ne latinisht, Nicholas Leonicus Thomaeus, ka qene nje humanist i shquar i Periudhes se Rilindjes (Renesances) Europiane, i lindur ne Venedik me 1 shkurt te vitit 1456 ne nje familja shqiptare me prejardhjenga Durresi. Ne Wikipedia dhe ne disa burime te tjera (shumica greke) shkruann se ai lindi ne Venedik ne nje familje greke nga Epiri. Me siguri ka edhe te dhena te tjera qe e deshmojne kombesine e tij shqiptare, por une me syte e mi e kam pare portretin e tij ne “Sala dei Quaranta”, ku qart shkruhet, “Albanese”. Ne Firence ka studiuar filozofi dhe letersi, ndersa eshte diplomuar ne Universitetin e Padoves me 1485. Ne vitin 1497 Universiteti i Padoves e ka emeruar Tomeun si ligjeruesin e pare zyrtar per tekstet greke te Aristotelit. Eshte i pari qe ligjeroi per Aristotelin ne gjuhen origjinale greke. Ne vitin 1504 ai eshte zgjedhur qe ta zevendesoje Giorgio Valla si shef i katedres se greqishtes ne Venedik, ku qendroi gjer ne vitin 1512. Ne vitin 1524 ai botoi ne gjuhen latine nje kolekcion (mbledhje) te dialogjeve filozofike, i pari nga keto ishte titulluar: “Trophonius, sine, De divinatione”. Ne Universitetin e Padoves Tomeu ka qene profesor i Nikolla Kopernikut (1473 – 1543), matematicientit dhe astronomit te famshem polak. Tomeu ka qene profesor ne Universitetin e Padoves deri ne vdekjen e tij me 28 mars te vitit 1531. Ai ka qene mjaft i respektuar dhe i adhuruar nga mjaft dijetare e shkencetare te kohes se tij, sidomos nga Desiderius Erasmus (1466 – 1536), i njohur si Erazmi i Roterdamit, “Princi i humanisteve”. Ata i kane cmuar shume aftesite e tij filologjike, njohurite e gjithanshme enciklopedike, sepse ai ishte humanist, filozof, gjuhetar, letrar, pedagog e historian i shkelqyer. Botimet e shumta qe Tomeu ka publikuar kane qene nje literature mjaft e rendesishme. Sidomos jane te rendesishme veprat per traktatet biologjike te Aristotelit dhe perkthimi i vepres se Platonit, “Moralia”. Ne vitin 2012 eshte botuar nje liber interesant, redaktuar nga Francis Aidan Gasquet: “Tomeo and the Humanists of Europe: The Correspodence of a Sixtienth Century Albanian Philosopher” (“Tomeo dhe humanistet e Europes: Correspodenca e nje filozofi shqiptar te shekullit te gjashtembedhjete”). Ky vellim permban letrat e zgjedura e te redaktuara qe Tomeu u ka derguar nxenesve dhe miqve te tij te famshem: Erazmit, William Latimerit, etj. Keto letra te shkruar ne shekullin e 15-te e 16-te, hedhin drite per jeten e ketyre individeve te famshem, si dhe ne filozofine humaniste qe i udhehiqte ata. E kerkova kete liber ne internet, por asnje kopje nuk ishte ne shitje.

Marin Becikemi (1468 – 1526)

Marin Becikemi apo sic njihet ne latinisht, Marinus Becichemus Scodrernsis, ka qene nje humanist, orator (gojetar) e kronist i shquar i lindur ne Shkoder ne vitin 1468. Babai i tij, Marini, ka qene per afer 30 vite sekretar i Republikes se Venedikut ne Oborrin Otoman. Gjyshi i tij, Pjetri (Pietro) se bashku me Stefano Ionina, ka qene ambasador shqiptar qe ka sherbyer ne Venedik. Nena e tij, Bianca Pagnano, sipas te gjitha gjasave vinte nga nje familje tregtare milaneze ne Dalmaci. Pas pushtimit otoman te Shkodres me 1477, ku te dy prinderit e tij u kapen nga otomanet, ai me nje kusheri u strehua ne Ulqin. Pastaj se bashku me kusheririn e tij ai u vendos ne Breshia, ku mesoi latinishten e greqishten. Ne vitin 1484 ai mbajti nje fjalim per te nderuar kryebashkiakun Marco Antonio Morosini. Pas pak kohesh u kthye ne Ulqin dhe u martua me Katerinen, vajzen e nje fisniku te atij qyteti. Cifti i pati disa femije. Senati i Republikes se Raguzes ne vitin 1492 e ka kerkuar dhe e ka emeruar ate rektor te shkollave publike ne Dubrovnik. Ne Dubrovnik ai u mor me poezi dhe retorike. Nga tetori i vitit 1496 ai ka qene sekretar i nje aristokrati venedikas e me vone (1499) mbikeqyres i pergjithshem (provedittore generale) i dukatit te Milanos. Pas marrjes se shtetesise venedikasi ai e hapi nje shkolle humaniste. Ne vitin 1501 ai shkon ne Breshia, ku punoi ne universitet dhe i botoi veprat e para ne gjuhen latine, “Observationum collectanea in primum Historiae naturali librum” (1504 – 1506). Ai ka shkruar komente per Ciceronin, Plinin e Vjeter dhe per filozofet tjere klasike. Ne vitin 1517 eshte emeruar profesor i retorikes ne Universitetin e Padoves, ku ka qendruar gjer ne vdekje me 1526.
Ne Universitetin e Padoves ka studiaur dhe aty ka diplomuar Ernest Koliqi (1903 – 1975), Mark Krasniqi (1920 – 2015) ka studiuar ne vitet 1941 – 1943. Me siguri edhe shume e shume shqiptare te tjere kane studiuar dhe jane duke studiuar edhe sot ne kete universitet prestigjioz.
Puna dhe veprat e Leonik Tomeut, Marin Becikemit, Gjon Gazullit, Marin Barletit, Andrea Alleshit e shume te tjereve perfaqeson denjesisht humanizmin shqiptar si pjese e levizjes se Rilindjes (Renesances) Europiane te shekullit XV – XVI. Jane deshmi e qarte se shqiptaret jo vetem qe jane pjese e Europes, por ata e kane dhene ndihmesen e tyre per zhvillimin e perparimin e qyteterimit europian ne pergjithesi. Nuk kane qene vezhgues pasive, por veprimtare mjaft aktive, misherim i humanizmit dhe vlerave te larta kombetare e njerezore te kombit tone, edhe a ta i kane vene disa gure per te ndertuar keshtjellen e qyteterimit europian. Per fat te keq ne shume pak kemi njohuri per keto figura te kalibrit boteror. Prandaj, jo me kot te tjeret jane duke u munduar qe t’i pervetesojne, t’i bejne per vete. Studiusit tane duhet te merren seriozisht me studimin e tyre, per te nxjerre ne drite vepren e ketyre viganeve te qyteterimit europian, per t’ia bere te ditur botes se edhe ne jemi Europe e qyteterim perendimor, qe nga zanafilla e tij, apo sic thote populli, “den baba den”. Te jene burim frymezimi e krenarie per brezat e ardhshem.

Filadelfia, 1 maj 2018
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Comment

*