Lëshohet me sukses balona e NASA-s në hapësirë

Balona do të fluturojë rreth botës në hemisferën jugore në varësi të shpejtësisë së erërave
NASA lëshoi me sukses një balonë presioni nga ishulli jugor i Wanaka-s në Zelandën e re për verifikime shkencore në hapësirën e afërt.

Lëshimi përbën të pestën përpjekje për ngritjen e një balone të përmasave të mëdha.

Tentativat e mëparshme janë cenuar që të gjitha nga moti i keq. Këtë herë, gjithçka shkoi sipas rregullave dhe erërat fatmirësisht, kanë ndihmuar ngritjen e balonës në ajër.

Balona të tilla të fluturimeve të gjata në lartësi konstante luajnë rol të rëndësishëm në garantimin e një qasjeje pa shpenzime ndaj hapësirës së afërt me informacione që i vlejnë shkencës dhe teknologjisë.

Balona do të fluturojë rreth botës në hemisferën jugore në varësi të shpejtësisë së erërave.

Qëllimi është të qëndrojë në ajër për më shumë se 100 ditë. Sipas NASA-s, ajo do të qëndrojë në një lartësi prej 33.5 kilometrash e do të mund të shihet edhe me sy të lirë.

/ Top Channel

Comment

*