Less: Kosova është e humbur për Serbinë

Beograd, 3 dhjetor 2018 – Hulumtuesi i Forumit Gjeopolitik në Universitetin e Kembrixhit dhe ish-diplomati në Ballkan, Timoty Less, ka thënë se Kosova është e humbur për Serbinë.

Ai ka thënë se Serbia duhet të përpiqet të shpëtojë sa më shumë çfarë të mundet.

“Shqiptarët dëshirojnë zgjidhjen e statusit të vet, ata kërkojnë përfundimin e këtij procesi dhe Serbia duhet të shpëtojë maksimalisht atë që mundet”, ka thënë Less në Beograd,  transmeton Koha.net.

Less citohet të ketë thënë se nëse Kosova dhe Serbia nuk merren vesh për zgjidhje, mund të ndodhë imponimi i zgjidhjes së njëanshme nga njëra palë. (r.m.)

Comment

*