Letër e hapur kryeministrit dhe presidentit të Kosovës

Ramazan Bekteshi

Te nderuar zotrinj,

Me deshperim te thelle i percjellim lajmet qe na vine nga Kosova, sidomos keto dy letrat e fundit deshperuese qe njeri nga ju ia dergoi Trumpit e tjetri Quint-it. Te dy letrat demoralizuese, te derguara krye ne vete, pa konsultim me njeri – tjetrin dhe me eksperte, i japin nje sinjal te brishte bashkesise nderkombetare ne shume dimensione.

Z. Kryetar, e refuzojme qasjen tuaj per nje marreveshtje eventuale me Serbine me ndryshim kufijsh, refuzojme njohje nga Serbia, refuzojme karrike ne OKB, refuzojme ambasade ne Kremlin, te gjitha keto qe pretendon t’i arrish me nderrim kufinjsh, me cenim te sovranitetit te Kosoves, te njohur nderkombetarisht nga mbi 100 shtete më me ndikim, si dhe me cenim te GJND-se.

Z. Kryetar, ne letren derguar Trump-it, ju shkruani: “Prandaj, më lejoni t’ju ofroj garancitë e mia personale se si President i Kosovës do të jem i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëjë kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar”, Per çfare kompromisesh e keni fjalen, kur plani i Ahtisarit ishte nje kompromis i dhimbshem? Sa i sinqerte jeni me Presidentin Trump kur i shkruani metej: “…Nje marreveshtje ne mes Kosoves e Serbise eshte afer tani”? Ku e dini se eshte afer?

Z. Kryeminister, ne letren tuaj po aq demoralizuese i kerkoni QUINT-it dhe SHBA-se nje konference per Kosoven. Prej nga ju erdhi kjo ide denigruese, kur konferencat per Kosoven jane kryer moti? Pse lypni belanë kur Serbia do te kerkonte qe ne ate konference të inkuadrohej Rusia? Kerkoni edhe afat me dite te numruara gje qe eshte iluzore, kur dihet se cfare armiku te pameshirshem e te pabese kemi perpara. Orvatja juaj me letren shpjeguese, siç qe e quani ju, derguar kryeministrave boteror eshte e dinjitetshme.

Z. Kryeminister, ne nje konferencë për shtyp deklaruat: “Nëse njëra nga kushtet që e kam nxjerrë unë më prish me dikë, nuk ka dert”. Kjo s’eshte diplomatike, ashtu siç s’ishte diplomatike deklarata juaj se taksa nuk hiqet derisa te behet njohja nga Serbia. Ne diplomaci nuk eshte e rendesishme a e thyen inatin, por a po ben pune per vendin. Ceshtja kombetare kerkon rezultate e jo sa e mban fjalen/inatin pa mbulese por racionalen.

Z. Kryetar, ne kohen sa ishit kryeminister premtuat zero tolerance ndaj korrupcionit. Megjithate,  ai lulezoi. Disa nga bashkepuntoret tuaj u bene milionere, edhepse para lufte ishit fukarenj. Si do ta arsyetoni kete profit marramendes? Ato mjete ishin te dedikuara per popullin dhe për mireqenien e tij, por tani eshte kapital i nje grupi te vogel te njerezve tuaj. Per ta bere kete edhe me tragjike, njerezit tuaj shiten edhe certifikata te lufëtarëve te rrejshem per para te majme, duke i shkaktuar dem te dyfishte shtetit dhe askush nuk dha pergjegjesi.

Z. Kryetar, investimet e huaja ne vitin 2007 ishin 440 milion, ndersa me 2016 ishin vetem 220 milion. Kush i dekurajoi investimet e huaja gjate qeverisjes suaj, te cilat i premtuat aq shume? Pse Kosova tani, sipas indeksit te korrupcionit, radhitet me e korruptuara ne rajon? Megjithate, krahas te gjitha shkeljeve, ju u ngjitet me mjeshtri ne timonin e presidences dhe tani po e drejtoni vendin drejt nje humnere.

Z. Kryeminister, te perkulemi per trimerine e heroizmin gjate luftes dhe per sakrificen familjare, por pse nuk bere nje reforme si kryeminister, pozitë qe aq shume e lakmoje? Perkundrazi, ti e rrite administraten, theve rekorde me ministra e zevendes-ministra, ua rrite pagat dhe ishe shume doreshlire me parate e popullit. Ne mandatin tuaj numri i njohjeve ra, u rrit numri i çnjohjeve. Megjithe deshtimet e frikshme, ju nuk shkarkuat asnje minister pergjegjes per kete, nuk e sollet ne shtepi asnje ambasador pertac.

Z. Kryeminister, ju e refuzuat ambasadorin amerikan per taksen. Sa shpejt harruat se ishte ambasadori amerikan ai qe ne momente te veshtira per ne, gjate procesit te formimit te Ushtrise sone, e shperfilli fjalen e Sekretarit Gjeneral te NATO-s dhe tha se ushtria do te behet. Ti dhe Kosova dolet faqebardhe ne momentet dramatike, kur ambasadori duhej te ballafaqohej me Aleancen Veri-Atlantike. Por, mos mendo se per fjalet, ambiciet dhe karierren tuaj mund te shfrytezosh ne pafundesi ndihmen gjeneroze te miqve tane, me nje sjellje refuzuese. Vepro me arsye, sepse HTH mezi pret e rrezimin tend, siç e ka zakon, kur s’i duheni, por neve na duhesh aty!

Z. Kryetar dhe z. Kryeminister, nen udheheqjen tuaj Kosova ka rreshqitur prapa si ne investime, si ne njohje, si ne imazh. Rrethanat ne te cilen gjendet sot Kosova jone jane kritike dhe te frikshme. Eshte momenti i fundit qe ju te dy te bashkepunoni, te konsolidoni ekipin negiciator, perfshire te gjitha partite, nese deshironi qe ekipi te jete legjitim, pa cenuar Kushtetuten dhe sovranitetin e Kosoves, ne kufijte e saj aktuale, te njohur nderkombetarisht.

Ju dolet nga lufta si heronj, por paqja eshte me e veshtire. Vazhdoni te sendertoni rrugen e Presidentit Rugova, Adem Jasharit dhe te heronjeve te tjere! Perndryshe, ky eshte gongu final i pavaresise se Kosoves qe po vuan.

I indinjuar, por me shprese, vellazerisht

Ramazan Bekteshi, Alexandria, Virginia

Comment

*