Letër Presidentit Meta: Mos e dekretoni Ligjin për Teatrin!

Tiranë, 9 korrik 2018 – Disa organizata të shoqërisë civile i kanë kërkuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, që të mos e dekretojë Ligjin për Teatrin Kombëtar, të miratuar nga mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë.

Në një letër drejtuar Presidentit Meta, ato kanë paraqitur argumentet e tyre përse mendojnë se ky ligj nuk duhet ta marrë firmën e presidentit.

Le letër thuhet se ligji, i cili u miratua me votat e mazhorancës, bie nesh me dispozitat kushtetuese dhe me parimet morale.

Nënshkruesit e letrës theksojnë se godina e teatrit kombëtar, si një objekt gati 1 shekullor, u ka mijetuar luftrave botërore, çka e bën atë një përfaqësues të drejtpërdrejtë të trashëgimisë kulturore dhe kombëtare.

Sipas tyre, ligji shkel parimin kushtetues të barazisë para ligjit  dhe parimin e sanksionuar në nenin 4 pika 1 të Kushtetutës. (r.m.)

Comment

*