Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në ShBA organizon Tubim Virtual me Albin Kurtin, para Zgjedhjeve të parakohshme të Vitit 2020

(New York, New York – 6 Gusht, 2020) Të dielën, me 9 Gusht 2020, Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. Me Z. Kurtin do të jetë e pranishme edhe Znj. Rozeta Hajdari, ish Ministre në Qeverinë Kurti, për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, dhe Republikës së Kosovës, si dhe për mundësi të tjera profesionale.

 

KUSH: Albin Kurti, Kryetar, Lëvizja VETËVENDOSJE!

Rozeta Hajdari, ish Ministre në Qeverinë Kurti

ÇKA: Tubim Virtual me Z. Albin Kurti dhe Znj. Rozeta Hajdari
KUR: E Diel, 9 Gusht, 2020, 1 pm EST
KU: Virtualisht në Zoom (Regjistrohuni që të merrni pjesë: https://bit.ly/LVVShBAAug9)

 

Të pranishmit në këtë Tubim Virtual do të kenë mundësinë për të dëgjuar drejtpërdrejt nga Z. Kurti dhe Znj. Hajdari për çështje që kanë rëndësi të veçantë. Prezantimet nuk janë të disponueshme për mediat, por lidershipi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është në dispozicion për intervista, për të diskutuar prioritetet dhe çështjet e rëndësishme. Kontaktoni [email protected] për më shumë informacion.

 

Comment

*