Lëvizja Vetëvendosje do të bëhet parti politike

Prishtinë, 17 prill 2017 – Lëvizja Vetëvendosje (LVV) planifikon që shumë shpejt të aplikojë për t’u regjistruar si parti politike. Dokumentacioni i nevojshëm tashmë është marrë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), shkruan Koha Ditore.

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga LVV-ja, i ka thënë gazetës të enjten se kërkesa për regjistrim nuk është bërë ende, por procedurat për kalimin në statusin e partisë politike të regjistruar do të nisin në ditët në vijim.

Publicistët e kanë cilësuar si ogur të mirë këtë zhvillim dhe e kanë parë si një hap tjetër të evoluimit të LVV-së.

Por, drejtues të këtij subjekti politik thonë se ndërrimi i statusit nga iniciativë qytetare në parti politike nuk do të ndërrojë asgjë në politikat e Lëvizjes Vetëvendosje. (r.m.)

Comment

*