Limaj nuk i beson në suksesin e Dialogut, pa një konsensus nacional

Prishtinë, 24 qershor 2018 – Nisma Socialdemokrate është e gatshme të marrë hisen e saj të përgjegjësisë në dialogun me Serbinë.

Kwtw gatishmwri e ka shprehur kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, i cili i ka ftuar partitë tjera që të arrijnë një konsensus në mënyrë që dialogu me shtetin serb të ketë sukses.

Kryetari i Nismës i ka bërë kwto komente në Kuvendin e dytë të punës së partisë që drejton.

Limaj ka thënë shprehur se nuk beson në dialog ku nuk është i pwrfshirw Kuvendi i Kosovës dhe ka theksuar se është koha e fundit që partitë politike të bëhen bashkë dhe të marrin përgjegjësitë që u takojnë.

“Ne besojmë që për të pasur sukses një dialog duhet gjithëpërfshirje, duhet konsensus nacional. Ne ftojmë të gjitha forcat politike që janë të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës mos t’i ikin kësaj përgjegjësie, të bashkohemi në parlament, të marrim përgjegjësinë, të angazhohemi bashkë, të bëjmë përpjekje ta ndërtojmë konsensus sa më të gjerë dhe bashkë të marrim pjesë në këtë fazë finale të dialogut. Si parakusht i cili do të garantonte besueshmëri në këtë proces dhe transparencë. Ne nuk besojmë në dialog me individ, ne nuk besojmë në dialog që nuk është i involvuar Parlamenti i Kosovës dhe ne nuk besojmë në një dialog që nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës. Koha e trafikimit të temave të mëdha në Kosovë ka marrë fund dhe nuk mund të trafikohen as bisedimet me dialog siç ka ndodhur në të kaluarën. Koha e fundit është që të gjithë të bëhemi bashkë dhe të marrim përgjegjësitë që na takojnë që na i kanë dhënë qytetarët e Kosovës”, ka thwnw Limaj.

Kreu i Nismës Socialdemokrate ka thënë se beson që qytetarët e Kosovws do ta fitojnë liberalizimin e vizave vitin e ardhshëm.

“Besoj se vitin e ardhshëm qytetarët e Republikës së Kosovës përfundimisht dhe më në fund do të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian. Nisma Socialdemokrate ndjehet krenare që ka dhënë kontribut që të arrijmë më shpejtë në këtë pikë”, ka thwnw Limaj.

Ai i ka siguruar partnerët e koalicionit qeveritar se Nisma do ta vazhdojë partneritetin në qeverisjen e vendit, do të jetë korrekte me partnerët dhe e angazhuar në plotësimin e programit qeveritar pjesë e të cilit janë edhe katër zotimet e Nismës. (r.m.)

Comment

*