Limaj: Shfuqizimi i Speciales më i dëmshëm se sa ishte themelimi i saj

Prishtinë, 28 janar 2018 – Fatmir Limaj, nënkryetar i Nismës për Kosovën dhe zëvendëskryeminisër i Kosovës, ka thënë se shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të ishte akt më i dëmshëm se sa ishte krijimi i saj.

Limaj, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të NISMA’s, ka thënë se nisma për zhbërjen e Gjykatës Seciale “duhet të ketë adresë dhe përgjegjës”.

Ai ka thënë se kjo temë duhet të hiqet nga rendi i ditës dhe kosova të vazhdojë më tutje me tema të tjera.

“E kthyem një temë që ishte harruar. Ne edhe në vitin 2015 kemi qenë kundër gjykatës. Ne asnjëherë nuk mund t;i themi ‘jo’ drejtësisë.  Ne i kemi thënë ‘po’ adresimit të krimit, por jo qysh po doni t’i thoni ju. Ne kemi thënë se ne duan drejtësi e cila vrapon pas provave e jo pas përkatësisë etnike apo pas emrave të përveçëm. Ata nuk kanë ditur as çka po nënshkruajnë”, ka deklaruar Limaj.

“Ne kemi thënë se sa herë që vjen në parlament, ne e votojmë, e votojmë ndryshimin e asaj gjykate. Por, ne duam që iniciativa të ketë përgjegjës, të ketë adresë. Si ka qenë votimin i gjykatës i dëmshëm për Kosovën në vitin 2015, shumë ma shumë është i dëmshëm shfuqizimi i saj në mënyrën qysh ka ndodhur tash”, ka shtuar ai.

“Nisma as nuk mund ta ndalë dhe as ta shfuqizojë atë. Ne nuk e cenojmë interesin e shtetit për fate individuale”, ka thënë Limaj. (r.m.)

Comment

*