Lirak Çelaj jep dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Drejtësisë

Prishtinë, 20 mars 2017 – Lirak Çelaj ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Drejtësisë.

Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, njëherësh anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie, në një njoftim pë publikun, bën të ditur se për dorëheqjen e tij ai është me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Ai shpjegon se ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit që t’i kushtohet më shumë fushatës së zgjedhjeve lokale që mbahen sivjet.

Dega e PDK-së në Prishtinë e ka mbështetur kandidatyurën e Çelajt për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Njoftimi i dorëheqjes së Lirak Çelajt:

 

Të nderuar,

Në koordinim me Kryetarin e PDK-së, z. Kadri Veseli, sot e dorëzova dorëheqjen time nga pozita e zëvendësministrit të Drejtësisë.

Për arsye se dua të angazhohem më shumë në fitoren e PDK-së në Prishtinë, meqë sivjet është vit i zgjedhjeve lokale, po ashtu për shkak të angazhimeve të reja në parti që më kanë dalë pasi jam zgjedhur edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të PDK-së.

Dua ta falënderoj gjithë stafin e Ministrisë së Drejtësisë dhe, po ashtu, ish-ministrin e Drejtësisë z. Hajredin Kuçi dhe ministren e Drejtësisë znj. Dhurata Hoxha, si dhe gjithë stafin e Ministrisë së Drejtësisë, për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

(r.m.)

Comment

*