Liria e fjalës është më e rëndësishme se namuzi i politikanëve

Ruben Avxhiu

Nëse Maqedonia nuk e anullon ligjin që dënoi tallësin e Erdoganit, atëhere le të ndëshkojë edhe mijëra vetët që kanë fyer Shqipërinë e simbolet e saj

 

Një Gjykatë në Maqedoni ka dënuar me 400 dollarë gjobë një individ që paska fyer Erdoganin në Facebook.
Nese nuk e paguan do te duhet te beje burg. Sipas vendimit të gjykatës, personi ,e inicialet E. A. “ka botuar në nëntor 2016 deklarata ironike dhe ka fyer udhëheqësin e një vendi tjetër”.
Kjo nuk eshte asgje me shume sesa eksportim i dhunimit te fjales se lire.
Maqedonia duhet te ndjeke rrugen e Gjermanisë dhe te ndryshoje ligjin idiot qe ndeshkon ata qe fyejne simbolet e nje vendi tjeter. Edhe Gjermania kishte një ligj të tillë të vjetër dhe gjermanët u shtangën kur mësuan se një komik në vendin e tyre mund të dënohej me burg për shkak të talljes së presidentit Erdogan.
Ligjbërësit gjermanë vepruan menjëherë për ta anulluar ligjin që cënonte lirinë e fjalës.
Maqedonia që gjithashtu synon të bëhet një demokraci liberale duhet të ndjekë të njëjtën rrugë. Ligji në fjalë është Neni 181 i Kodit Penal në Maqedoni që parashikon dënimin me gjobitje të “një personi që vepron me qëllim për të përqeshur publikisht një vend të huaj, një flamur, një simbol, një hymn, apo kreun e një shteti të huaj apo një përfaqësues diplomatik”.
Nëse maqedonasit për çfarëdo arsye duan që ta mbajnë këtë ligj që shkel të drejtat njerëzore të qytetarëve të tyre, atëhere le ta zbatojnë siç duhet.
Le të gjobisin dhe fusin të burg të gjithë ata mijëra e mijëra maqedonas që kanë fyer rregullisht Shqipërinë, flamurin shqiptar, udhëheqësit e Shqipërisë.
Vetëm në muajt e krizës politike në vend, të gjithë ambasadorët në vend dhe udhëheqës perëndimorë janë fyer në mënyrë skandaloze në media dhe rrjetet sociale. Çfarë do të ndodhte nëse ambasadorët e të gjitha vendeve do të gjurmonin e do të përndiqnin ata që fyejnë në Maqedoni?
Këto ligje mund të kenë pasur synime të mira kur janë krijuar por ato do të përdoren jo nga njerëzit dhe institucionet që kanë synuar të mbrojnë por nga abuzues.
Nuk e di nëse ka një ligj të tillë edhe në Shqipëri apo Kosovë, po nëse ka, avokatët e fjalës së lirë duhet të kërkojnë me ngulm që të shfuqizohet.
Presidenti Erdogan është një figurë publike dhe figurat publike mund të lavdërohen e shahen, adhurohen e tallen sipas preferencave të njerëzve. Ata që nuk kanë pushtet e fuqi, fjala e lirë është e vetmja gjë që u mbetet. Se çfarë bëjnë me të është e drejta e tyre minimale e themelore njerëzore.
Në një plan më praktik, nuk mbrohet nderi i politikanëve me padi. Turqia dhe Erdogani sigurisht gabojne me kete vrap per te paditur sharesit individuale. Imazhi dhe nderi i nje vendi nuk mbrohet me kercenime gjyqesore. Përkundrazi, ashtu e bën vendin dhe udhëheqësin që të duket qesharak, duke ftuar me keq tallje dhe përçmimin.

One Response to “Liria e fjalës është më e rëndësishme se namuzi i politikanëve”

Read below or add a comment...

  1. thana says:

    Shume e sakte.
    Zoti Erdogani eshte bere qesharak edhe kur u ka kerkuar shteteve ballkanike qe te rishikojne historine etyre kombetare te periudhes se Perandorise Osmane dhe ta paraqitin kete perandori si nje shtet ku kombet jetonin ne harmoni, si ne Bashkimin Europian te diteve tona. Po a mund te harrohen dhe mospermenden gjitha ato fakte qe kane te bejne me perndjekjen dhe vrasjen e atdhetareve shqiptare, maqedone, bullgare, greke, etj qe kerkonin hapjen e shkollave ne gjuhen e popujve te tyre, qe kerkonin ngritjen e flamurit te tyre kombetar, etj, etj.

Comment

*